Menu

Letër e hapur: Qendra ALERT i kërkon industrisë, sipërmarrësve dhe Ministrisë së Mjedisit, eleminimin e gotave plastike të kosit të frutave dhe vasketave, zëvendësojeni me materiale të dekompozueshme, bioplastikë apo karton

LETER E HAPUR

Drejtuar:     Industrisë së Përpunimit të Qumështit

                    Bashkimit të Prodhuesve të Shqipërisë

Për dijeni:  Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Lënda:       Eleminoni përdorimin e vasketave plastike të kosit të frutave dhe vasketat e përdorimit në markete, zëvendësojeni me materiale të dekompozueshme, bioplastikë apo karton

 

Qendra ALERT shpreh shqetësimin e saj, për përdorimin masiv të plastikës dhe mungesën serioze të angazhimit të vetë kompanive dhe shoqatave prodhuese e tregruese, si dhe të institucioneve shtetërore, në reduktimin e përdorimit të plastikës dhe zëvendësimin e saj me produkte tjera me përbërje të degradueshme.

Qendra ALERT iu kërkon Shoqatës “Industria e Përpunimti të Qumështit”, rrjeteve të supermarketeve dhe tregtimit me pakicë, Bashkimit të Prodhuesve të Shqipërisë, si dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që të marrin masa për eleminimin e plastikësnë disa sektorë ku është lehtësisht i mundur.

Në lidhje me Industrinë e Përpunimti të Qumështit: Kompanitë mund të zëvendësojnë lehtësisht tasat plastikë të kosit të frutave, sasia e të cilëve që konsumohen në Shqipëri, është në Qqindra mijëra çdo vit. Ky trend mund të përmbyset, siç ka ndodhur tashmë në sektorë të tjerë. Kompanitë duhet dhe mund të zëvendësojnë plastikën aktualisht në përdorim, me kavanoza/vasketa/tasa tërësisht të dekompozueshëm, si karton ose bioplastikë. Ndryshimi i materialit nuk përfshin një investim të madh ekonomik. Mjafton një vendosje e linjave të prodhimit për t’i përshtatur ato me përdorimin e bioplastikës ose kartonit. Kjo do ta bënte ciklin e prodhimit shumë më të qëndrueshëm dhe kostot më të larta të konvertimit mund të absorbohen nga industria. Nëse marrim parasysh çmimin e shitjes me pakicë të kosit të frutave “Made in Albania”, sot në markete ai varion nga 70 deri në 90 lek. Nëse do të zëvendësohet, flasim për një maksimum 4-5 lek më shumë për çdo paketim.

Një kos ftutash shqiptar, me peshë afërsisht 200 gr, shitet në supermarket me një çmim që varion nga 70 deri në 90 lek. Zgjedhja për të përdorur karton ose bioplastikë do t’i kushtonte kompanive rreth 5 lek më shumë. Kavanozët e dekompozueshëm që duhet të zëvendësojnë plastikën janë dy llojesh. E para, të bërë nga bioplastika e dekompozueshme (material i marrë nga perimet, lëndët e para organike, mbetjet e përpunimit), për t’u hedhur në koshin e mbeturinave organike shtëpiake e për t’u bërë dekompozuar në pleh për bujqësinë. Hipoteza e dytë është përdorimi i letrës së bërë nga celulozë e virgjër, e veshur brenda me një shtresë shumë të hollë bioplastike, gjithashtu plotësisht e dekompozueshme.

Si të arrihet kjo? Me vullnetin e mirë të kompanive ushqimore që prodhojnë kos dhe rrjeteve të supermarketeve që e shesin produktin me markën e tyre.

E njëjta vlen dhe me përdoruesit/supërmarketet dhe marketet që përdorin masivisht vaskela plastike për paketime të ndryshme të produkteve që konsumatorët i blejnë me peshë, si ullinj, salca etj. Me miliona të tilla, që shndërrohen në qindra ton plastikë, përfundojnë çdo vit në mjedis.

Në këtu kushte, nëse nuk ekziston vullneti i operatorëve të biznesit, duhet që menjëherë të ndëryjë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të propozojë vendimmarrje dhe nisma ligjore konrete.

Tiranë, më 15.06.2023

Qendra ALERT

Related Posts