Menu

Mashtrimet me shitjet online, ja çajrat që pretendojnë që zëvëndësojnë ilacet: Një kërcenim për shëndetin e konsumatorëve

Nga Agime Kastrati (Basha)*

Jo vetëm jeta e të moshuarve por, edhe e të rinjve po vihet në rrezik. Në hapsirën e mediave online, lajmet për përfitimet mrekullibërëse të çajrave natyralë janë përhapur gjërësisht. Në të shumtën e rasteve këto lajme premtojnë zëvëndësimin e ilaceve të përshkruara nga mjeku me çajrat e ndryshëm që supozohet se mund të stabilizojnë tensionin e shërojnë shumë sëmundje të rënda.

Çaji, i cili hyn nën etiketën “ushqim”, dhe reklamohet në internet si ilaç po shkatërron buxhetin financiar të konsumatorëve vendas.

Megjithatë, këto pretendime nuk kanë bazë shkencore dhe mund të përbëjnë një rrezik serioz për jetën e konsumatorëve. Kujdes! Inndividë të ndryshëm që  fshihen pas faqeve online reklamojnë çajra që kurojnë hipertensionin, që të vitalizojnë metabolizmin, të heqin kilogramët e teperta, të bëjnë 20 vite më të ri. Këto produkte aq të reklamuara në rrjete sociale nuk mund ti gjesh në asnjë farmaci apo dyqan të licensuar në mbarë vendin. Ajo që të vret më së shumti është së në tregun online paraprakisht këshillohesh bindshëm se me marrjen e këtyre çajrave është zgjidhja ideale për gjithësecilin prej përdoruesve dhe sidomos për ato që kanë vite që marrin ilace pasi dhe këto të fundit nuk do të jenë më të nevojshme për t’u përdorur.

Pretendimet e Rreme të çajrave mrekullibërës

Disa nga pretendimet më të zakonshme që hasen në këto artikuj mashtrues të ëeb-faqeve reklamuese përfshijnë:

Shërimin e hipertenisonit

Ka çajra, që pretendohet se mund të shërojnë plotësisht problemet nga tensioni.

Trajtimin e diabetit

Disa çajra thuhet se, mund ta kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak më mirë se ilacet e përshkuara nga mjeku.

Shërimin e sëmundjeve të zemrës

Përvec sa u tha më sipër promovohen idea  se disa çajra mund të pastrojnë arteriet dhe të përmirësojnë funksionin e zemrës.

Shërim e Kacerit

Ka çajra që, shitësit pretendojnë se mund të shërojnë lloje të ndryshme të kancerit duke inkurajuar pacientet të lënë terapitë konvencionale.

Dobësim gradual dhe të shëndetshëm

Ska aspak problem çaji është bimore dhe nuk ka asnjë efekt negativ vetëm të pastron organizmin dhe të ndihmon sistemin tretës të jetë më aktiv.

Për ata që e kanë kaluar një përvojë të tillë por dhe për gjithë konsumatorët, dihet se keqinformimi kushton jetë, e për këtë e pamë shumë të domosdoshme të marim një këshillë nga mjeku përkatës.  “Çajrat dhe suplementet mund të shërbejnë si shtesa ndihmuese natyrore të plotësimit të dietave ditore dhe në këtë aspekt mund të jenë të dobishme por asnjëherë nuk duhet të përdoren si zëvëndësuese  të trajtimeve mjekësore.Trajtimet mjekësore, medikamentet kanë përqendrime të caktuara, dozime të përcakuara, mekanizma veprimi ne organizëm shumë mirë të studiuara. Medikamentet dhe trajtimi mjekësor përcaktohet nga mjeku duke përshkruar llojin e medikamentit, kohëzgjatjen e mjekimit  etj” tha për Qendrën Alert doktoreshë, Marina Babali Parllaku, mjeke pranë spitalit Continental në Tiranë. Ndërkaq pyetur nga Qendra Alert, për mënyrën se si ndikojnë këto produkte për personat me probleme shëndetësore portali BioMedical tha: Ne kemi mjek në stafin tonë dhe asgjë procedojmë pa këshillat mjekësore dhe me sigurim të plotë ju themi se ofrojmë produkte natyrale të vertetuara në mënyrë laboratorike. Janë këto të dhënat zyrtare që “peshkojnë” klientët virtual të blerjeve online. Çaj dobësimi bimor është edhe artikulli më I shitur në mediat e tyre online. Jo vetëm kaq por, në bisedën onlinë me individë që kanë këto portale “shfrytësuese” për përfitime vetjake, prezantohen si mjek dhe jo vetëm kaq por  të japin sigurinë e përdorimit të këtij çaji mrekullibërës. Njëkohësisht këtë reklamë e shikojmë tek faqja zyrtare në Instagram e cila është e mbushur me foto klientësh me ndryshimet e bëra në peshë vetëm fal përdorimit të këtij produkti.  Në biseden e realizuar në rrjete sociale përgjigjja e personave të faqes është e tillë:  Pershendetje jam doktoreshe Alesia Çaji doëesimit kushton 25€ është me zbritje momentalisht ,efekti i çajit është që të reduktoj oreksin dhe  t’ju japi energji që me anë të lëvizjeve të shkrihet e gjithë rezerva e pa nevojshme e dhjamrave të trupit, është Bio dhe pa asnjë efekt anësorë,dhe jep një formë të bukur trupit sepse më shumë ndikon tek barku dhe tek këmbët. Nuk e lë me kaq por këmbëngul gjatë komunikimit që çaji jep efekt menjëheë në dobësim dhe nuk ka asnjë efekt anësor jo vetëm kaq por, është I efektshëm edhe për ato që kanë kaluar problematika të rënda shëndetësore.

Hipertea

Hipertea është çaji që ka ndikuar negativisht jo vetëm në financat e të moshuarve por edhe në mentalitetin e tyre. Përmës një historie të shkurtër nga një konsumatore e rregullt e këtij produkti ne do tua pasqyrojmë në mënyrë të detajua mashtrimin dhe zhgënjimin që kjo e fundit ka marrë nga përdorimi I këtij produkti.

 “Është një çaj që të ul tensionin dhe unë nuk do kem probleme më shëndetin as ilacet nuk do ti mar cdo muaj”, kjo është kërkesa që I ka bërë Mira Deda vajzës së saj që është me studime jashtë. Në shtetin ku vajza studionte nuk ekzistonte ky lloj çaji. “Duke kërkuar në rrjete sociale kam parë këtë çajin që e kanë reklamuar shumë dhe ja kërkova vajzës të ma sillte nga jasht. Vajzën e kam në Francë dhe atje nuk kishte por, kur erdhi me pushime ma porositi online. E kam përdorur me mendimin që do më bënte efektin që tregonte reklama. Shyqyr zotit që nuk i lash ilacet se ndryshe sot do kisha pasoja edhe më të rënda. Kështu jemi në moshat e treta ca shohim në televizion e në rrjete sociale duam ta provojmë sepse shpresojmë që të kemi dhe një ditë më të mirë përsa I përket shëndetit”, tregon Ermira Doda kliente

Çaji “Hypertea”,  i cili  thuhet  se ul tensionin e lartë, pastron enët e  gjakut, redukton stresin, madje të ndihmon edhe të  humbësh në peshë. Denoncuesja tregon se informacionin se reklamën e këtij produkti e bejnë mjekë “të rremë” që nuk ekzistojne në realitet por që po bëjnë ende efekte dhe pse me shumë shkelje. Sic u tha dhe më sipër e moshuara është joshur të  blejë këtë produkt pasi ka menduar se rekomandimet për përdorimin e tij i japin bluzat e bardha. Edhe pse kishte paksa dyshime se “çajin magjik” që shitet vetëm online, sërish ëndrra për ta provuar dhe për të përfituar një shërim të shpejtë ka bërë që të veproj në mënyrë të menjëherëshme..  Mira e moshuara e cila tregon për qendrën Alert thekson se: Ajo çfarë thuhet në këtë faqe është se hipertensioni shërohet  me këtë çaj. Eksperti në këtë rast është një mjek që ka emër por nuk ka mbiemër. Dmth nuk është I idnetifikueshëm. Këtu nisën dhe dyshimet e para por sërish e prirur dhe nga rrethi shoqërorë unë e mora këtë produkt. Por mesa duket për të joshur këtë target grup konsumatorësh ekspertët e faqes , vendosin emra imagjinarë që t’i bëjnë reklamë këtij produkti. Sipas këtyre mashtrimeve online, mjeku këshillon pacientët që të heqin dorë nga përdorimi i medikamenteve dhe të përdorin vetëm këtë çaj.  Dyshime të mëdha ngrihen për faktin se ky çaj bimor nuk gjendet në farmaci, por shitet vetëm online. Për më tepër të dhënat që u ofrohen blerësve janë kontradiktore, pasi ky preparat gjerman u krijua në vitin 2015 nga Instituti i Zemrës dhe Vaskulave në Prishtinë, ndërsa miratimi klinik u krye në një spital që nuk dihet kush është, në Shqiperi në vitin 2011.  Me këtë logjikë absurde ky produkt u lejua të shitej 4 vite para se të krijohej.  Kompani ose individë të cilët fshihen pas këtyre faqeve online rrisin fitimet e tyre duke shitur produkte që u mungon etiketa dhe nuk dihet  origjina e tyre se ku prodhohen, por nga ana tjetër  të moshuarve po u rrezikohet  seriozisht jeta dita ditës sepse besojnë mashtrimet online që bëhen në emër të mjekëve imagjinarë.

Cmimet e ndryshme te çajit Hipertea

Sot një pako Hipertea në Kosovë shitet 39 euro, ndërsa në Shqipëri një pako çaj e gjen nga 9600 në 4800 lekë e përfiton me zbritje.

Go Slim çaji që po bën namin për dobësim

Çaji Goslim në kosovë shitet 39 euro ndërsa në Shqipëri 4800 lekë. Nga mënyra e marketimit duket se është e njëjta dorë që ka shtrirë rrjetine shitjeve në të dyja vendet.

Çaji Snep dhe Mix

Cmimi I këtij çaji të reklamuar për dobësim në shqipëri është  3.067,20 lekë, ndërsa në kosovë është 29 euro.

Çaj matcha

1990lek një pako

Çaji Bimor

25 Euro pakoja

Intervistat dhe postimet e rreme, me cmime të ndryshme të shkarkuara dhe të shpërndara në shumë faqe interneti dhe rrjete sociale, me pretendime shëndetësore dhe rekomandime të rreme mjekësore për këto produkte që viktimat nuk i kanë dhënë kurrë, janë përdorur nga portalet për përfitime  të paligjshëm të të dhënave personale dhe të përfitimit të një marketingu të drejtpërdrejtë.

Jo vetëm përdorueset e këtyre çajrave por dhe shumë të rinjë e të reja janë bërë pre e mashtrimeve nga distributorët që reklamojnë suplemente të tilla. Në rrjetet sociale si Instagram e Tiktok, shikon shumë reklama të cilat reklamojnë vende pune dhe përfitime marramendeëse për shitjen e suplementeve dhe çajrave të tilla.

 

*Autorja e shkrimit është gazetare me eksperiencë 20-vjeçare në mediat e shkruara, e fokuzuar kryesisht në çështjet sociale dhe shëndetësore.

Related Posts