Kur maska do bëhet detyrim,( edhe pse ishte në disa ambiente pune, shkollë, dyqanesh etj) kjo nuk duhet të ndyshojë sjelljen tuaj psikologjike ndaj rriskut të një patogeni. Kur bëhet fjalë për marrjen e një vendimi politik, gjithmonë bëhet fjalë për kompromis, kursim të burimeve dhe balancim të përfitimeve dhe rreziqeve. Prodhimi i maskave kushton shumë. Nëse ato provojnë se janë të panevojshme, koha dhe burimet njerëzore do të shpenzohen për asgjë. Anasjelltas, nëse ato janë të dobishme? Ato mund të shpëtojnë jetë.
Çfare do të thote kjo?
Kjo do të thotë që duhet të bëni kujdes:
1. Me grumbullimet( maska aty ka vlerë, por jo mbrojtje 100%).
2. S’duhet të harroni higjenën ( ujë + sapun).
3. Të kesh një maskë ende duhet të vazhdosh të respektosh distancën fizike mbi 1,5m.
4. Kujdes me femijët dhe grupet risk që nuk munden ta mbajnë maskën.
5. Asnjëherë mos mendoni që mbajtja e maskës e largoi 100% riskun e infektimit. Ka të dhëna që maska mund të uli ngarkesën virale dhe të kemi klinikë më të lehtë, ( por asnjë studim nuk është perfundimtar).
6. Maska nuk është bizhu, por një mjet mjeksor për prevenim që kërkon të respektosh ca rregulla për mbajtjen, heqjen, pjesët që duhen mbuluar, vendin ku ta hedhësh, higjenën e duarve, kohën e mbajtjes dhe të ndërrimit. Vetem kështu do ketë efekt!
Kemi thënë imuniteti tufes?! Çfarë është??
Imuniteti kolektiv, i njohur gjithashtu si imuniteti i tufës , është një konfigurim ku, në një popullatë të caktuar, një sëmundje nuk mund të qarkullojë më me të vërtetë pasi që shumica e njerëzve janë imunë. Përfundimisht, patogjeni zhduket vetë. Ky imunitet mund të vijë kryesisht nga shërimi i sëmundjes, dhe për këtë arsye nga zhvillimi i antitrupave kundër saj, ose nga vaksinimi i cili gjithashtu gjeneron antitrupa. Ky fenomen mund të shfaqet kur imuniteti është vendosur mirë në grup: figura e paraqitur shpesh është 60% minimale (dhe këmbëngul në minimum). Imuniteti kolektiv përcaktohet nga seroprevalenca: njerëzit me antitrupa që gjenden në gjakun e tyre.
Besimi mbi imunitetin kolektiv gjithashtu nuk është ende i vlefshëm shkencërisht për rastin e koronavirusit, pasi mbetet për t’u parë se si … funksionon imuniteti. Dyshimi për këtë temë vjen nga referimi i disa rasteve të ri-infeksioneve. Këto të fundit mbeten jashtëzakonisht të rralla dhe nuk janë kuptuar ende plotësisht – ato mund të vijnë nga një profil specifik shëndetësor që nuk gjenerojnë mjaft antitrupa, për shembull. Kujtoj se shkencëtarët nuk e dinë ende plotësisht se si sillet përgjigja imune ndaj koronavirusit SARS-CoV-2, ose sa mund të zgjasë ose deri në çfarë shkalle, meqenëse paspamja mungon. Këto pak të panjohura në lidhje me imunitetin shtojnë një varg të tërë të provave që tregojnë se dobësimi dhe shpresimi se imuniteti kolektiv për të punuar vetë nuk korrespondon me realitetin faktik.
Përgatiti: Dr.Blerta Brati – Mjeke Mikrobiologe
Qenda Alert / Alert.al
LEAVE A COMMENT