14 C
Tirana
Thursday, May 6, 2021
No menu items!

Mbi 40% e të ardhurave shkon për “bukë”, si blihen perimet me “thërrime” dhe vijnë 10 herë më shtrenjtë te konsumatori

Nga Rudina Muça*

Konsumatori ankohet për çmimet e produkteve të shportës, ndërkohë nëse hedhin sytë nga fermerët prodhimet bujqësore shumë herë përfundojnë në kanal. Prodhuesi dhe konsumatori final janë ata që ngrejnë alarmin për çmimet.
Fermeri kultivon prodhime bujqësorë që kushtojnë lirë, ndërsa grosisti i shet ato shtrenjtë tek tregtari vogël. Si përfundim, tryeza e shqiptarëve shtrohet me ushqime që shiten lirë, por që blihen shtrenjtë nga konsumatori fundor.
Besnik Qerreti, 7 vite më parë u kthyeu nga emigrimi. Kursimet e jetës së tij vendosi t’i investojnë në bujqësi. Besniku, nga Lushnja në sera kultivon fruta dhe perime. Sipas tij, nga muaji shtator e deri në dhjetor të 2020, fermerët janë përballur me mungesën e tregut.

“Kemi mbi një vit që shësim nën kosto. Pandemia uli çmimin e zarzavateve. Domaten këtë vit e kam shitur 20-30 lekë kilogramin. Ndërkohë që kostoja e prodhimit është 50-60 lekë. E njëjta gjë më ndodhi edhe me trangullin ne priudhën shtator e deri në dhjetor, e kam
shitur me 40 lekë kilogramin. Ky çmim është tepër i ulët, pasi në këto muaj rendimenti për shkak të dritës është shumë i pakët”, tha Besniku. Domatja që kultivon ai është ajo e varietetit rosalinda, këtë domate konsumatori në Tiranë e blen me 150-200 lekë kilogramin.
Kush abuzon me çmimet e fruta perimeve?
“Duhet të jetë shteti ai që të investigojë se kush abuzon me çmimet. Po ashtu duhet të jetë po shteti rregullatori i çmimeve. Tregtarët e mëdhenj kilogramin e domates në disa raste ma kanë kërkuar edhe me 20 lekë kilogramin, me këtë cmim unë nuk mbuloj as trasnportn për të çuar mallin në treg. Për pasojë e hodha në kanal”, përfundoi Besniku.

Besnik Qerreti

Qendra ALERT, një Organizatë Jofitimprurëse, po zbaton projektin “Monitorimi i subvensioneve në bujqësi dhe përpjekjet për Kapitullin XII, Siguria Ushqimore”, të mbwshtetur nga Investigative Network Albania, si një ndihmesë për fermerët dhe për të rritur cilësinë e ushqimeve të tryezës. Gazetarët investigativë të kontraktuar nga Qendra ALERT kanë analizuar zinxhirin konsumit që nga prodhuesi e deri tek konsumatori final.
Për festat e fundvitit gjithnjë kemi vënë re ngritje të çmimit të frutaveperimeve. Qendra ALERT ka siguruar një faturë T.V.SH se sa ka qenë çmimi i domates në datën 22/12/2020. Sipas kësaj fature, fermeri
domaten tek grosisti e ka shitur 18 lekë për kilogram, ndërkohë që domatja në tregjet e Tiranës në këtë periudhë ka qenë 80-120 lekë kilogrami. Sipas tregtarit të vogël, abuzimi i çmimit ndodh në tregun agro -ushqimorë të Tiranës.

Por sa e vërtetë është kjo?
Magazinimi dhe tregtia me shumicë e produkteve agro-ushqimore në Tiranë është në një situatë monopol sipas Autoritetit të Konkurrencës. Ky institucion vlerëson se, i vetmi treg shumice është ai në hyrje të Tiranës, treg që administrohet nga kompania “Ekma Albania”, e cila jep mjedise me qira për bizneset. Sipas këtij institucioni, kjo kompani abuzon me çmimet e larta të qirave. Çmimet e qirasë janë disa herë më të larta se ato që aplikohen në zonë. Ndërkohë që tregtarët nuk kanë alternativë tjetër se ku mund të tregtojnë. Tjetër buzim është ai me çmimet e energjisë elektrike dhe ujit që u faturohen tregtarëve, tarifat janë shumë herë më të larta se ato të vendosura nga Entet Rregulluese. Si pasojë e sjelljeve dhe fakteve të mbledhura nga Autoriteti Kokurencës, tregu i agro-ushqimorë ka ndjekur politika monopoliste për këtë arsye u mor masë administrative me gjobë 420 mijë dollarë. Këto
abuzime kanë reflektuar në rritjen e çmimit të prodhimeve bujqësore vendase dhe të importuara. Për pasojë shqiptarët paguajnë një “taksë” të fshehur, abuzimi një tregu rëndon mbi xhepat e banorëve të Tiranës dhe qyeteteve përreth.

Arben Shkodra

Sipas Sekretarit të Bahskimit të Prodhuesve, Arben Shkodra, mungesa e agrobursës sjell dëme financiare për prodhuesin dhe konsumatorin.
“Bursa bujqësore, tregon cilat janë çmimet e pikut, nga ku meret referenca. Bursa krijohet atëhere kur i gjithë sistemi agrar është formal.

Po përse në Shqipëri nuk është ngritur bursa bujqësore?
Mungesa e 12 pikave të grumbullimit multidisiplinore, shkakton hemorragji financiare për fermerin. Po çfarë janë këto pika grumbullimi multidisiplinore?
Këto pika grumbullimi luajnë rolin e këshilltarit për bujqësinë. Janë pikat e grumbullimit ato që masin temperature se çfarë kërkon tregu. Pikat multidisiplinore të grumbullimit më anë të aktmarrëveshjes që lidhin me fermerët garanton produkt cilësor. Këto pika grumbulli
prodhimit bujqësore e shoqërojnë më çertifikatë fitosanitare, si dhe flet analizë, pasi në këto qendra multidisiplinore ngrihet edhe infrastruktura laboratorike. Një sistem i rregulluar ul marzhin e mashtrimit dhe të abuzimit me çmimin‘’- tha Arben Shkodra.
Pikat e grumbullimit në Shqipëri, janë biznse private të cilat luajnë rolin e sekserit midis prodhuesit dhe konsumatorit. Pikat e grumbullimit në vendin tonë, kanë për qellim të ulin vlerën e produktit, pasi kështu rrisin fitimin e tyre.
Po cili është ai insitucion që duhet të rregullojë sistemin e çmimeve?
1 – Komisioni i Mbrotjes së Konsumatorëve varet nga Ministria e Financave, ky sektor meret me hartimn e politikave të drejtave të konsumatorëve, dhe sigurimin e ushqimit cilësore. Pra ky komision nuk e mbron konsumatorin shqiptar nga tregtarët abuzive.
2 – Agjensia e Mbrojtes së Konsumatorit nëpërmjet Sektorit të Monitorimit të Tregjeve, kryen funksione monitoruese dhe informuese.
Konkretisht ka të bëjë me kontrollin e të dhënave të tregut, evidentimin e problematikave në tregje si dhe monitorimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimit dhe kontrollin e infrastrukturës së nevojshme në ambientet e tregut. Pra ky institucion nuk ka në kompetencë hetimin e çmimeve.
Qenda ALERT ka qenë në kontakt me Autoritetin e Konkurëncës. Sipas këtij Autoriteti në vendin tonë është shumë e vështirë të gjesh se kush abuzon me çmimet, pasi ne kemi nje treg informal dhe të pa sistemuar.
Pandemia, rriti çmimin e fruta perimeve
As Akti Normativ nuk frikësoi tregtarët abuzivë. Në muajin e parë të shpërthimit të pandemisë Covid19, në tregjet e vendit tonë u pa se çmimi i agrumeve u shumëfishua. Një kilogram limona, qytetarët tek tregtari i vogël e blen 400 lekë. Disa ditë para shpërthimit të Covid 19, limon kushton 180 lekë kilogrami. Shpërthimi i pandemisë rriti çmimin e produkteve ushqimore. Me qellim mbatjen nën kontroll të çmimit të produkteve në treg. Kryeministri Edi Raman, në 15 mars të 2020 paralajmëroi gjoba deri në mbyllje të aktivitetit për cilindo që abuzonte me çmimet. Në këtë datë në fletoren zyrtare u publikua akti normativ i posaçëm për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infektsionit të shkaktuar nga Covid 19. Në këtë akt normativ merren masa të menjëhershme ndaj tregtarëve që abuzojnë. 5 milionë lekë për tregtarët e shumicës dhe 100 mijë lekë për tregtarët e pakicës. Nëse kjo vepër përsëritet, atëherë abuzuesve do t’i mbyllet aktiviteti për 6 muaj.
Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe, Drejtoria e Përgjithshmë e Tatimeve vuri në dispozicion numrin jeshil 0800 14 14, ku qytetarët mund të denonconin rastet abuzive. Vetëm në 24 orët e para në këtë numër pati 165 telefonata, ku 75% prej tyre denonconin rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Gjoba dhe zëri i qytetarit as kësaj herë nuk e
trembën tregtarin abuzues.
Pavarësisht ashpërsimit të masave administrative, fenomeni i rritjes së çmimeve nuk u ndal. Në raportin e indeksit të çmimeve të konsumit për muajin mars, Instituti i Statistikeve, INSTAT raportoi për një rritje me 24% në raport me marsin e vitit të kaluar të produkteve kryesisht ushqimore.

Rritje pësuan edhe çmimet e perimeve dhe zarzavateve, të cilat në muajin mars ishin 8 për qind më të larta se njëjta periudhë e një viti më parë, pas një rënieje sistematike në dy muajt e parë të vitit janar dhe shkurt. Trendi i rritjes së çmimeve të konsumit kryesisht të produkteve bujqësore u evidentua edhe për muaji prill, në raportin e INSTAT.

Sa para shpenzojnë shqiptarët për produktet ushqimore?
Sipas të dhënave të siguruara nga INSTAT mbi 40% e të ardhurae në familje shpenzohen për ushqime. Në vitin 2019, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një Njësi Ekonomike Familjare, të përbërë mesatarisht nga 3,7 persona janë 82.235 lekë. Totali i shpenzimeve për konsum është 63.5 miliardë lekë në muaj për 771.600 familje. Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të Njësive Ekonomike Familjare për vitin 2019, është 5.6% më i lartë se në vitin 2018. Rritja e çmimeve të konsumit, në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018, është, 1.4%.

Sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet: Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 33.952 lekë, i cili zë një peshë prej 41,3%në buxhetin familjar.
Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nën produkte” me 20,7%,“ perimet” me 18,1%, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 14,4%, ndjekur nga “frutat” me 9,4%. Pjesën e mbetur të buxhetit të familjes shqiptarët e përdorin për të paguar faturat si ujë, drita dhe banesë. Sipas ekspertit të ekonomisë Arbi Agalliu, fatkeqësisht pjesa më e madhe e të ardhurave në Shqipëri shkon për konsum, dhe pjesën më të madhe e zënë ushqime.
“Çmimet e ushqimeve apo produkteve bazë të ushqimeve kanë vlerë të larta. Nëse krahasohemi me vendet e rajonit Shqipëria ka indeksin me të lartë të çmimeve në raport me të ardhurat. Familje shqiptare pjesën dërrmuese të ardhurave e çojnë për konsum. Të ardhurat minimale të një familjeje prej 4 anëtarësh janë 60 mijë lekë. Ndërkohë që nëse i
referohemi të dhënave që ka publikuar INSTAT për vitin 2019 afërsisht 33,952 lekë shkojnë për ushqime dhe pije alkolike. Me pjesën e mbetur familje shqiptare e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet e mbetura, si qira, faturat e OSHEE-së, ujit, transporti, arsimin dhe shëndetësinë”, përfundoi Agalliu.

Kjo analizë na nxjerr drejt një konkluzioni. Shqiptarët paguajn shumë dhe kequshqehen, pasi çmimet e produkteve ushqimore në raport me të
ardhurat e një familje janë tepër të larta.

*Autorja e shkrimit është gazetare me ekseriencë disavjeçare në media të shkruara dhe elektronike, si dhe ka qenë pjesë e emisioneve televizive investigative. Aktualisht, është pjesë e departamentit të informacionit në televizionin Top Channel.

Ky botim u prodhua me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Partnereve. Permbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit të shkrimit dhe e Qendrës Alert, si dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Partnerëve.

QENDRA ALERT / ALERT.AL

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Të gjithë e dimë se Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë proçesesh...

Filantropi dhe kompania e tij Ecolog, kupona në ndihmë të mijëra familjeve. Lazim Destani thirrje biznesmenëve: T’u shtrijmë dorën nevojtarëve

Ecolog International, kompania e familjes së filantropit dhe biznesmenit nga Tetova, iu vjen në ndihmë familjeve në nevojë në Maqedoninë e Veriut. Iniciativa e...

Gazetari Agim Blloshmi: Dëmet e parikuperueshme të HEC-eve në mjedis, bombardimi i Librazhdit nga këto ndërtime

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agim Blloshmi, gazetar në Librazhd dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Gazetarja Anila Sefa: Ndotja e plazheve është problem prej dekadash, si dështuan projektet e iniciuara

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Anila Sefa, gazetare në Lushnje dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Daniela Mane: Si po shkatërrohet mjedisi dhe rëndësia e publikut në vendimmarrje

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Daniela Mane, menaxhere projektesh në INCA, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ka...

More Articles Like This

- Advertisement -