Menu

Mbrojtja e bletëve: një mënyrë e re për vlerësimin e riskut mjedisor

EFSA ka bërë një hap të madh përpara në përpjekjet e saj për të ndaluar rënien e pjalmuesve të insekteve në Evropë duke propozuar një qasje të re në vlerësimin e riskut mjedisor (ERA) të bletëve.

Një mendim i ri shkencor, i kërkuar nga Komiteti i Parlamentit Evropian për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë Ushqimore (ENVI), përcakton një kornizë të integruar, holistike për vlerësimin e  faktorëve të ndryshëm stresues për bletët, i njohur si MUST-B.

Ky është një raport i rëndësishëm për këdo që dëshiron të ruajë ekosistemet e pasura të Evropës, në qendër të të cilit qëndrojnë jo vetëm bletët, por të gjithë polenizuesit e tjerë. Ky vlerësim përcakton një vizion të qartë për transformimin e mënyrës se si vlerësojmë risqet mjedisore për pjalmuesit në BE.

 

Ky studim propozon një qasje të bazuar që kombinon sistemet e modelimit dhe monitorimit të stresuesve të shumtë si pesticidet dhe kimikatet e tjera mjedisore, parazitët dhe sëmundjet, si dhe faktorë të tillë si disponueshmëria e ushqimit, klima dhe praktikat e menaxhimit të bletarisë .

Linku për opinionin e plote shkencor është:

https://www.efsa.europa.eu/en/efsajournal/pub/6607

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed