Menu

Meçi: Kemi rritur sasinë e mjaltit, por kemi rendiment të ulët në krahasim me rajonin

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Jaço Meçi kryetar i Shoqatës së Bletërritësve në Gjirokastër foli për zhvillimin e vendit në prodhimin e mjaltit, menaxhimin e duhur nga shoqata me ekspertët e saj dhe për dyshimet në lidhje me abuzimet për shpërndarjen e fondeve.

“Kam 35 zgjoj bletësh, jam veteriner dhe jam kreu i shoqatës së bletërritësve në Gjirokastër. Pr.ligji për bletarinë kishte disa pika që duhen diskutuar, për pjesën e skadencës së mjaltit, roli i shoqatës, pjesa e shtegtimit kishte diskutime, kundërshtime etj. Bletaria ka një peshë të rëndësishme në Shqipëri, jo vetëm për shkak të pjesës së njohjes, por edhe se plotëson një sasi të madhe të produktit të konsumit të mjaltit. INSTAT tregon se është 3-fishuar në 3 vitet e fundit prodhimi i mjaltit dhe të mbarështuesve. Jemi vend i vogël, por me bletën mund të bëjmë shumë gjëra. INSTAT deklaroi se në vitin 2019, mjalti zinte rreth 4 mijë ton, pati rritje në krahasim me 10 vite më parë. Kemi zhvillim mesatarisht të vrullshëm në krahasim me vendet e tjera, kemi rritur sasinë e mjaltit, por kemi rendiment të ulët 14 kg/koshere, vendet përreth si Greqia e ka 30/koshere, ndërsa Turqia 50 kg/koshere. Pjesa e pr.ligjit që më intereson është që drejtoritë e bujqësisë nuk mund ta menaxhojnë situatën, por duhet shoqata me ekspertët e saj. Mes bletarëve diskutohet se ka abuzime për shpërndarjen e fondeve, numrin e koshereve, shoqata mund të shpërndajë informacion, të bëjë trajnime”-deklaroi Jaço Meçi.

Qendra Alert/Alert.al

 

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed