Misioni

Misioni kryesor i Qendrës ALERT është mbrojtja e konsumatorit, edukimi dhe ndërgjegjësimi i tij dhe fuqizimi i publikut që të ngrejë zërin për të drejtat e tij. Në fokus të punës tonë është mbrojtja e interesave të konsumatorëve, si përballë tregtarëve, ashtu dhe nga insitucionet publike.

Mbrojtja e konsumatorit nga produkte ushqimore dhe jo ushqimore, nga rrisqet apo padrejtësitë që hasen si p.sh. në furnizimin me ujë, energji elektrike, telekomunikacion, paketat turistike, në spitale apo çdo qendër shëndetësore, teknologjia, inteligjenca artificiale, interesat financiare e gjithçka tjetër që ka ndikim në jetën e konsumatorëve, janë fokusi kryesor i Qendrës ALERT.

Gjithashtu, ALERT ka si mision të saj dhe;
– Zhvillimin e strategjive dhe bashkëpunimeve me institucionet për mbrojtjen dhe edukimin e konsumatorit.
– Lëzivjet qytetare për qeverisje më të mirë, në nivel qëndror e lokal.
– Mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të konsumatorit në çdo rrezik dhe padrejtësi që i bëhet.
– Bashkëpunimin me institucione vendore dhe qëndrore, me OJF dhe organizma të ndryshme për ndërgjegjësimin e konsumatorit, zhvillimin e turizmit, agroturizmit, bujqësisë, mjedisit.
– Krijimi dhe zhvillimi i emisioneve televizive, mediave online (portale) apo rrjeteve sociale në favor të konsumatorit dhe çështjeve të tjera të lart përmendura.
– Zhvillimin e turizmit, bujqësisë, agroturizmit.
– Mbrojtjen e mjedisit.
– Filantropinë.