Menu

Mjeku Pëllumb Pipero: Ibuprofeni mund të përdoret dhe në kohë Coronavirusi

Ibuprofen mund të përdoret lirshëm edhe në situatën e “Covid”. Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që mund të nxisë infektimin. Lajmet e tjera janë të pavërteta. Kështu është shprehur dje mjeku u njohur, Dr.Pëllumb Pipero i ftuar në emsionin Open!
Garancia se kemi të bëjmë me një informacion të pasaktë vjen nga Austria, ku autoritetet shëndetësore atje e përgënjeshtruan lajmin.
Në një reagim zyrtar, Spitali Universitar në Vjenë, tha se nuk ka fakte që konfimojnë që Ibuprofeni reagon agresivisht ndaj personave të prekur me Coronavirus. Ndërkaq edhe sipas Piperos personat që s’kanë probleme me stomakun mund ta përdorin Ibuprofenin në dozën e duhur sipas këshillës së mjekut.

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed