Menu

Monika Kryemadhi zgjedh mandatin për deputete në Fier, i lë vendin Petrit Vasilit në Tiranë

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI zgjedh të marrë mandatin e fituar në Qarkun Fier. Në zgjedhjet e 25 Prillit, Kryemadhi kishte kandidatuar edhe në Qarkun Tiranë ku kishte fituar mandatin për deputete. Por me këtë vendim ajo zgjodhi të përfaqsojë qarkun e Fierit.

Në Qarkun Tiranë, LSI fitoi dy mandate. Sipas percaktimeve në Kodin Zgjedhor, vakanca e krijuar nga Monika Kryemadhi në Qakun Tiranë, i kalon kandidatit për deputet i renditur i treti në listën e LSI-se Petrit Vasili. Kandidatja tjetër e LSI që ishte renditur e dyta në Tiranë dhe fitoi mandat për deputete është Erisa Xhixho.

alert.al/

Related Posts