Menu

Muzhaqi: Kodimi në shkolla, një praktikë e suksesshme për të vegjlit tanë

Nxënësit e 300 shkollave 9-vjeçare në Shqipëri janë bërë pjesë e  projektit pilot të kodimit. Kjo nismë i prezanton fëmijët me logjikën e kodimit që në hapat e para të formimit të tyre, nëpërmjet lojrave edukative.

Ministri i Shtetit për Rininë dhë Fëmijët, Bora Muzhaqi, takoi sot nxënësit e vegjël të shkollës “Dhora Leka” në Tiranë, për të parë nga afër se si po zbatohet program i kodimit dhe si e kanë pritur fëmijët këtë mënyrë të re të të nxënit.

“Kemi kohë që punojmë për ta bërë të mundur një program të tillë. Është e rëndësishme të kuptojmë në kohë nevojat e brezit të ri dhe të prezantojmë metoda të nxëni të reja e tërheqëse për të vegjlit tanë. Kodimi që në fillimet e shkollës nxit zhvillimin, mënyrën llogjike të zgjidhjes së problemeve dhe i përgatit nxënësit për t’u përshtatur me digjitalizimin. Për ne është kënaqësi të shohim se sa ndikim pozitiv ka ky projekt dhe po punojmë që ta zgjerojmë edhe më tej.”

Kodimi për nxënësit mësohet përmes një loje logjike, të krijuar posacërisht për të nxitur mendimin kritik që në moshë të vogël. Lënda e kodimit duket të jetë nga më të pëlqyerat për të vegjlit e shkollës “Dhora Leka”. Mësuesit tregojnë se kjo lëndë ka ndikuar pozitivisht edhe tek zhvillimi i nxënësve në lëndët e tjera, sic tregojnë edhe notat e tyre.

Kodimi në shkolla ka filluar zbatimin në vitin 2022. Aktualisht po zbatohet në klasat e para të 300 shkollave publike dhe 40 shkolla jopublike në Shqipëri. Ndërkohë, projekti po pilotohet për klasat e dyta në rreth 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë, të pajisura të gjitha me laboratorë inteligjentë. Mësuesit që japin lëndën trajnohen rregullisht për të qenë të përditësuar më metodat e posaçme didaktike që kjo lëndë kërkon.

Related Posts