Menu

Ndihma, deputeti shqiptar në Hamburg Sami Musa i dorëzon Mirënjohjen filantropit Lazim Destani, dhënë nga Shkolla “Karl Gega” në Tiranë

Biznesmeni dhe filantriopi nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, Lazim Destani, është vlerësuar me Mirënjohje nga Shkolla e Mesme e Ndërtimit “Karl Gega” në Tiranë, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe komunikimit, si pikat fokale në zhvillimin e një mjedisi te pajisur me infrastrukturën e duhur, që u mundëson nxenësve të ndajnë shanse të barabarta, për arritjen e qellimeve skolastike”.

Mirënjohja i është dorëzuar Z.Destani në Hamburg të Gjermanisë, nga Deputeti shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Muja. Ky i fundit, ka qenë iniciator në mbledhjen e donacioneve për këtë shkollë, pajisje elektronike, për të cilën është përgjigjur filantopi Destani dhe kompania e familjes së tij, “Ecolog International”, duke bërë të mundur transportimin e tyre drejt Tiranës.

Më vonë, shkolla e ka nderuar Z.Destani me mirënjohjen në fjalë, të cilën ia ka dhënë deputetit Musa për t’ia dorëzuar.

“U ndjeva i vlerësuar nga drejtuesit e kësaj shkolle për mirënjohjen dhe respektin, si shenjë falendertimi për ndihmën e dhënë me disa minibusa për transportin e nxënësve nga kompania e familjes tonë”, u shpreh Destani, i cili falenderoi e përgëzoi shkollën për brezat që përgatit.

“Siç e potencioj gjithmonë, investimi dhe mbështetja e arsimit, janë e ardhmja më e mirë dhe më e ndritur e shteteve tona, e kombit tonë”, theksoi biznesmeni i njohur. “Gjithashtu, nuk mund të lë pa falenderuar dhe deputetin Musa, me origjinë nga Pozharani i Vitisë, i cili më dorëzoi Mirënjohjen dhe që ka qenë iniciatori i mbledhjes së donacioneve për këtë institucion të rëndësishëm të arsimit në Shqipëri”, tha ai.

Z. Destani mori përsipër transportin e mjeteve elektronike shkollore, për të cilat deputeti Musa kishte ndërmjetësuar mes shkollës së mesme të Hamburgut “Schule ohne Rassismus” dhe të asaj “Karl Gega”, Tiranë.

Deputeti Musa, i pari deputet me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut, është njëherësh djali i aktivistit dhe patriotit Xhelil Musa.

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani njihet në mbarë diasporën shqiptare, si një ndër personat që mbështet rregullisht arsimin në trojet shqiptare, por edhe fusha të tjera si shëndetësia, çështjet shqiptare në mbarë botën, bashkimin dhe forcimin e diasporës etj, pa përmendur donacionet vetiake e të kompanisë së familjes së tij, të pafundme në numër e të shumëllojshme.

Related Posts