Menu

Ndryshimet klimatike

Edukimit mjedisor do të përfshihet në kurrikulat shkollore. Sfida globale në ditët e sotme është ajo e ndryshimeve klimatike me pasoja të ndjeshme në ekonominë, mjedisin e shteteve dhe shëndetin e qytetarëve. Nëse këto kohë mes të panjohurave dhe pasigurive, buxhetet e shteteve respektive kërkojnë ridimesionim dhe shpërndarje më të menduar të fondeve për reduktimin e sa më shumë pasojave negative.

Në ndryshimet klimatike, vendet përballen me thatësirën e pazakontë, me limitimet e prodhimit të energjisë, me efekte negative në bujqësi, mjedis etj. Gjithashtu ndryshimet klimatike ndikojnë në përshpejtimin e erozionit sidomos në zonat bregdetare duke rritur intensitetin e fatkeqësive natyrore, zhdukjen e specieve dhe përhapjen e sëmundjeve të transmetuara nga vektorët.

Këto janë vetëm disa pasojat e këtyre ndryshimeve që njeh popullata në tërsi, por ndikimi i tyre prek pafund sektorë të tjerë të cilët merr nën konsideratë dhe shqyrtim nga studiuesit.

Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme dhe betejës së viteve të fundit, çdo qytetar duhet të kuptoj se secili mund të kontribuoj në mënyrën e tij për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin, për mos shpërdorimin e ujit dhe iniciativa të tjera ekologjike.

Kjo në vetvete kërkon një lëvizje globale dhe një nga aleatët më kryesor në këtë drejtim janë të rinjtë. Roli i tyre është jetik në këtë proces. Studimet në botë tregojnë se 98.5% të rinjve kanë informacion dhe njohuri se klima globale po ndryshon dhe 95.5% e të anketuarve gjithashtu komentuan se aktivitetet njerëzore kontribuojnë në ndryshimin e klimës.

Rreth 54.5% e të anketuarve besojnë se rinia mund të luajë një rol të madh në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Edukimi për të rinjtë përfaqëson një nga mjetet më efektive për të luftuar potencialin shkatërrues të ndryshimeve klimatike dhe për të kultivuar një mirëkuptim ndërkombëtar midis anëtarëve të gjeneratës së ardhshme, pasi është një proces afatgjatë që do të ndikojë në një numër të pafund brezash të ardhshëm.

Përsa i takon Shqipërisë, Zv.Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Almira Xhembulla tha se “Po përgatitet një marrëveshje mirëkuptimi mes Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Rinisë për çështjen e ndërgjegjësimit mjedisor, përfshirjen e edukimit mjedisor në kurrikulat shkollore. Për tu përfshirë në iniciativave, ka plan veprimi, fushata të rëndësishme ndërgjegjësuese etj”.

Ndërsa nismat e qeverisë për dekurajimin e ndotësit e mjedisit lidhen me masat administrative për subjektet dhe individët ndërsa një ndër iniciativat më të rëndësishme të ndërmarra së fundmi është ajo e ndalimit të qeseve plastike njëpërdorimshme më pak se 70 mikron.

Zv.Ministrja argumenton se kjo iniciativë erdhi për shkak se: “Prezenca aktuale e plastikës një përdorimshe në çdo hapësirë, ujore dhe tokësore, si dhe në ajër (për shkak të gazrave të lëshuara nga djegia e kësaj kategorie plastike e cila nuk shërben ose nuk përbën interes për ripërdorim apo riciklim).

  1. b) Interesi i ulët ose pothuajse papërfillshëm për grumbullimin dhe trajtimin e kësaj kategorie mbetjeje, në mënyra të ndryshme nga ai i asgjesimit me djegies.
  2. c) Ineficenca dhe kostot e larta në mbikqyrjen e sjelljes së qytetarit dhe tregut në lidhje me mënyrën e përdorimit dhe tregëtimit të produktit qese plastike mbajtjëse; d) Detyrimi, për të ecur paralel me masat që janë ndërmarrë nga shumica e shteteve anëtare të BE-së, me qëllim reduktimin e përdorimit të plastikës një përdorimshe (pa u kufizuar vetëm në produktin qese plastike që po ndalohet në Republikën e Shqipërisë”)

Përpjekjet e të rinjve duhet të demostrohen në pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën publike dhe vendimarrëse për të përçuar zërin e tyre për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe në mesazhe të tjera ndërgjegjësuese.

Të rinjtë gjithashtu duhet të japin shembullin e tyre duke inicuar apo u përfshirë në nisma për mbjelljen e hapësirave të gjelbëra. Në këtë rast këta të rinj duhet të jenë kontribues të vlefshëm në gjenerimin e zgjidhjeve afatgjata të qëndrueshme klimatike.

Të rinjtë duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e popullsisë së vendit drejt ndryshimeve në sjelljen dhe zakonet e tyre. Të rinjtë e inkurajuar mund të detyrojnë qeveritë të ndërmarrin iniciativa të qenësishme për të mbrojtur shëndetin dhe ekonominë e tyre nga ndryshimet klimatike si dhe mund të jenë pjesë e lëvizjeve globale.

 

Në kuadër të shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 që po zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë po organizohen një sërë nismash si pjesë e Programit Eco – Health promovon një mënyrë të shëndetshme jetese tek të rinjtë dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë thelbësore të një ekosistemi të shëndetshëm për të gjitha qeniet dhe organizmat që gjenden në natyrë.

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth
#EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

 

Related Posts