Menu

Në 1 Prill merret vendimi nga qeveria, për pagën minimale

Duke filluar nga 1 Prilli paga minimale në Shqipëri do të rriten në 40 mijë lekë. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u mor sot vendimi për përcaktimin e pagës minimale, e cili shkon nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë. Për 9 mujorin 2022 pagat mesatare në sektorin privat janë rritur me 12.3 për qind. Rritja që sot u miratua është prej 6 mijë lekësh bruto, dhe është në nivel prej 17.6 për qind më e lartë se sa paga që aktualisht është në treg. Kjo pagë i atribuohet si sektorit privat edhe atij publik. Çdo punëmarrës dhe punëdhënës është i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill. Që do të thotë që në pagën që punonjësit do të marrin më muajin maj do të jetë e reflektuar rritja”-tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts