Menu

Në gjendje të rënduar psikologjike, 18-vjeçarja në Tiranë pi një grusht me ilaçe

Një 18-vjeçare nga Tirana ka dashur t’i japë fund jetës ditën e djeshme, teksa ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh. Burime për policinë bëjnë të ditur se shtetasja A.H, në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar disa ilaçe.

Aktualisht ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa ende nuk dihet arsyeja që ka çuar 18 vjeçaren në kryerjen e  këtij veprim.

“Më datë 08.06.2021, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar disa medikamente, shtetasja A. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,njofton policia.

Gjithashtu, shtetas të tjerë gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra  të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasve : E. C., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç,pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera( 2 magazina dhe 2 banesa) në Qytetin e Kavajës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : E. R., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/.

Më datë 08.06.2021, duke punuar aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi R. C., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 08.06.2021, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar disa medikamente, shtetasja A. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 07.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. M., 25 vjeç dhe  K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet se gjatë natës në Kamzë, kanë tentuar të vjedhin një magazinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

alert.al/

Related Posts