14 C
Tirana
Sunday, September 27, 2020
No menu items!

Në mbrojtje të fermerëve dhe zë kundër Ministrisë së Bujqësisë, eksperti Ervin Resuli nën presion dhe i kërcenuar?

Një status në Facebook, hedh dyshime se një nga ekspertët e bujqësisë dhe zëri që iu ka dalë në mbrojtje fermerëve gjatë gjithë kohës, është kërcenuar apo është nën presion. Bëhet fjalë për Ervin Resulin, i cili është dhe një nga zërat më kritik e kundërshtar të Ministrisë së Bujqësisë dhe ministrit Çuçi, për politikat që ky dikaster ndjek me fermerët. Megjithëse nuk ka qenë konkret në postimin e tij në Facebook, Resuli le të nënkuptohet që, gjendet nën presion. “Fermerët, blegtorët janë pasuria e kombit, unë për ta s’do rresht, sepse jam njëri prej tyre. Këtu më keni, këtu jam”, shkruan ndër të tjera Resuli në postimin e tij. I pyetur nga Alert.al, nëse ishte nën presion individës apo insitucionesh shtetërore, ai s’ka pranuar të flasë apo të japë detaje tjera. Megjithatë, postimi i tij ngre dyshime.

“Nuk ndjehem i lodhur! Nuk ndjehem i dyzuar! Përkundrazi jam i frymëzuar prej jush! Një pushtet i kalbur, i cili kërkon të bëj pazare me djersen e fermerëve apo të trysnojë me stilin e tij më të shëmtuar, do të thotë që i ka ardhur fundi! Po të kërcënosh dhe thërrasësh fermerët në prokurori vërtet je në grahmat e fundit! Ma besoni, të parët e mi kanë parë më keq! Të dashur miq të facebook dhe realë, kolegë, punonjës administrate, b;legtor dhe fermer. Gazetare/ë, ju falenderoj për informacionin pa fund që dergoni dhe shkëmbeni në telefonin tim! Ju falenderoj për besimin , i cili nuk ka për t’u shpërdoruar asnjë ditë! Ky është një shërbim që i bëni/bëjmë Shqipërisë. Të thuash të vertetën ndriçon mëndjen, kujdesemi për fëmijët tanë, që Shqipëria, një ditë të jete edhe për ta! Fermerët, blegtorët janë pasuria e kombit, unë për ta s’do rresht, sepse jam njëri prej tyre. Këtu më jeni, këtu jam!”, shkruan ndër të tjera Ervin Resuli në postimin e tij.

Ervin Resuli, ka qenë në krye të protestave të fermerëve gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht në lidhje me Ligjin “Për TVSH”, apo edhe në mbrojtje të tyre gjatë 8 majit 2020, kur disa fermerë në Fier u proceduan penalisht, të akuzuar se tentuan t’i prishin takimin ministrit Çuçi në fshatin Suk, ndërkohë që vetë Ministria e Bujqësisë kishte njoftuar për takim të tij me fermerët.

Qendra Alert / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Coronavirusi, specialisti Erion Dasho: Strukturat e shëndetësisë kanë dështuar

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho deklaroi...

Covid-19, eksperti Koja: Testet që kemi ne i përdor e gjithë Europa

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja deklaroi se kitet që...

Specialisti Erion Dasho: Skandali në Shqipëri, s’dihet prejardhja dhe marka e kiteve

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e Covid-19,...

Siguria e testeve, eksperti Gjergji Koja: Kitet në ISHP janë kontrolluar dhe certifikuar

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja ka folur për cilësinë...

Coronavirus, fakte shpresëdhënëse për femijet dhe shkollat

Transmetimi i dobët i virusit midis fëmijëve sipas vëzhgimeve të fundit shkencore, nxjerr në pah riskun e ulët tek të vegjlit. "Fëmijët e vegjël janë...

More Articles Like This

- Advertisement -