Menu

Në vetëkarantinim në Korçë, emigrantët: Çdo gjë perfekte, falenderojmë Lazim Destanin, ishte pranë nesh kur askush s’na ndihmoi

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ishin Mehill Steaj, Sokol Gura dhe Ardit Alçani. Tre nga 35 shqiptarët e bllokuar disa ditë më parë në doganën e Kapshticës, ndërsa prej ditësh janë në vetëkarantinim në një hotel në Korçë. Ishte urdhri i kryeministri Edi Rama që emigrantët e bllokuar të vetëkarantinoheshin në hotele me kostot e tyre. Por të gjendur në kushte të vështira atmosferike dhe në pamundësi financiare, ishte Këshilli Koordinues i Disporës Shqiptare që mori përsipër shpenzimet e karantinimit në hotel në Korçë. Ata flasin për vështirësitë e kaluar prej ditësh të tëra në Kapshticë dhe mbi situatën e tanishme, kushtet që po iu ofrohen në Korçë.

“Në Kapshticë kemi qëndruar nga dita e premte deri në ditën e marte, gjendja ishte shumë e vështirë, na bllokoi shteti shqiptar. Në momentin që na lejuan që të kalojmë, çdo gje shkoi sipas protokollit, na kanë  bërë testin, na kanë matur temperaturën. Në Korçë jemi të ruajtur me polici, ushtri, kemi shërbim mjekësor në 24 orë, çdo gjë që kemi gjetur këtu është përfekte”-shprehen ata.

Ata kanë një falenderim edhe për Këshillin Koordinues të  Disporës Shqiptare, në veçanti për Lazim Destanin.

“Duam të falenderojmë shumë zotin Lazim Destani që na mundësoi ardhjen këtu dhe mbulimin e shpenzimeve. Kemi shërbim mjekësor, shërbim ushqimor cilësor, nuk kemi asnjë problem. E falenderojmë Këshillin Koordinues të Disporës Shqiptare, falenderimi është minimumi që mund të bëjmë, përderisa nuk na u ka përgjigjur asnjeri tjetër. U informuam nga pronari i hotelit se kush na i kishte mbuluar kostot, edhe ai ka patur një sjellje shembullore ndaj nesh. Jemi shumë të kënaqur, pasi kushtet i kemi shumë të mira, pastrimi bëhet çdo ditë, jemi nga 2 persona në dhoma të mëdha, çdo gjë shkon përfekt.

Nga Ida Ismalaj

Qendra Alert/Alert/al

Related Posts