14 C
Tirana
Sunday, January 17, 2021
No menu items!

Ngjarja historike/ Për shqiptarët në ditë të vështira, filantropi Lazim Destani i dha zë Festivalit mbarëkombëtar për 80-vjetorin e Pavarësisë

Pas vitet 1990 kanë qenë mjaft të vështira për kombin shqiptar. Në njerin krah Shqipëria po dilte nga regjimi diktatorial, lufta për pushtet ishte e madhe dhe tranzicioni la pasojat e veta. Nga ana tjetër Kosova nën presionin ushtrisë serbe si dhe Maqedonia e Veriut përjetonte humbjet e njerëzve të tyre nga shpërbërja e përgjakshme të ish-Jugosllavisë. Një Ballkan i trazuar i cili vlonte nga të gjitha anët.

Megjithatë, në mesin e kësaj atmosfere të errët, kishte vend edhe për entuziazëm, patriotizëm, krenari kombëtare dhe padyshim festë. Ndoshta ju tingëllon çuditshëm por biznesmeni i njohur Lazim Destani ka qenë pishtari i ndezjes së një Festivali mbarëkombëtar. Më 1992, Shqipëria festonte 80-vjetorin e çlirimit dhe filantropi Destani, me një atdhedashuri të madhe për kombin e tij, vendosi të sjell pakëz gëzim në zemrën e çdo shqiptari.

Një Festival gjithëkombëtar siç e quan ai, i titulluar atëherë  “Fest Arb ‘92”, u mbajt në Shkup. Lazim Destani i vetëm sponsorizoi mbajtjen e një feste kuq e zi përkundrejt një përfitimi të paçmueshme, lumturinë në sytë e çdo bashkëkombasi që ndiente se kjo datë historike, data 28 Nëntor, nuk duhet të kalonte në heshtje. Ditë të vështira për shqiptarët, por edhe ditë hiatorike nga ku mendimet rrjedhin nëpër këmbënguljen e filantropit Lazim Destani, për të dhënë gjithçka në ruajtjen e traditës dhe vlerave autoktone.

Sot pas 28 vitesh, drejtuesi i një prej Kompanive më të mëdha europiane, “Ecolog International”, Anëtar i Keshillit Koordinues të Diasporës dhe Presidenti i Nderit të  Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, risjell në memorie nostalgjinë e atyre viteve. Si një nga përkrahësit më të mëdhenj të çështjeve kombëtare, Lazim Destani tregon se sa fisnike është ndjesa e të mbajturit gjallë traditën dhe kulturën kombëtare, edhe në ditë të vëahtira. Në rrjete sociale ai shkruan:

“Këto ditë nëntori, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë e të Flamurit Kombëtar, më sollën në kujtesë ngjarjen nga viti i largët 1992, kur me rastin e 80 vjetorit të Pavarësisë organizuam mbajtjen e Festivalit gjithkombëtar në Shkupin tonë të lashtë. Ishte ky Festivali i parë gjithkombëtar i këngës shqipe që i bëri bashkë gjithë ata artistë, aktorë estrade e këngëtarë nga të gjitha trojet tona. I papërshkrueshëm ishte gëzimi dhe entuziazmi i gjithë atyre spektatorëve, që kishin ngjeshur sallën e shfaqjes cep më cep.

Jam i lumtur për përkrahjen që i dhashë realizimit të këtij manifestimi kulturor e kombëtar, të mbajtur në ato vite të vështira, por që kurrë nuk kanë munguar momentet e bukura, sidomos ato që sjell jehona e këngës së bukur shqipe!

Kam kënaqësinë t’jua sjell tash pas 28 vitesh këtë video-material arkivor nga intervista ime, realizuar për TV Art, nga gazetari dhe miku im (tashmë i ndjerë), profesor Ramadan Sinani. Festivali i parë gjithkombëtar, “Fest Arb ‘92”, Shkup 1992. Intervista u realizua në zyrat e kompanisë së udhëtimeve “Sharr Turist”- Tetovë.

Pjesë nga intervista e dhënë e Z.Lazim Destani

RS: Zoti Lazim, çka ju shtyri që ta përkrahni materialisht, si sponsor i vetëm, këtë festival të parë gjithkombëtar?

LD: Për këtë festival gjithkombëtar m’u drejtuan nismëtarët e festivalit dhe në bisedë me ta e pashë se është e rrugës të mos ndodh që për mungesë mjetesh të mos mbahet ky festival. Për këtë, me gjithë gëzim e pranova dhe në dhjetor poashtu edhe u mbajt. Gjithashtu jam i gëzuar që përfundoi me sukses. Pas përfundimit të festivalit, dëgjova se me të vërtet, përmes shumë bisedave, pata dhe falënderime.

RS: A mendoni se edhe në të ardhmen duhet përkrahur manifestimet e këtilla me rëndësi gjithkombëtare dhe a duhet që edhe biznesmenë të tjerë shqiptarë t’i përkrahin këto manifestime?

LD: Unë jam i mendimit se tash është koha e tillë që duhet ne që kemi mundësi t’i ndihmojmë manifestimet e këtilla, si festivalin apo raste të tjera, për shkak se momentalisht mungojnë mjetet buxhetore. Për këtë arsye u bëj apel afaristëve tjerë që kanë mundësi, të ndihmojmë sepse kemi mjaft intelektualë, persona me ide e punë të mira që mund të bëjnë ç’mos por kur vjen puna te financat, ndalen aty dhe nuk arrijnë t’i realizojnë idetë apo kontributin e tyre. Për atë arsye jam i mendimit në këtë drejtim të mundohemi të ndihmojmë aq sa kemi mundësi, andaj firma ime edhe në të ardhmen do të jetë aty ku e kërkon nevoja, si ky rast.

RS: Ju faleminderit, me siguri ju jeni dakord që për spektatorët tanë të zgjedhim ndonjë pikë muzikore nga xhirimi që u bë në Festival, sepse sa pata mësuar edhe nga shtypi edhe kështu nga disa biseda tjera, se ju po përgatitni video dhe audio-kasetë për spektatorët tanë dhe çfarë qëllimi ka për financat që do të dalin nga kjo video dhe audio-kasetë?

LD: Po, me gjithë qejf dëshiroj që disa këngë të dëgjohen para se me dalë video-kaseta në shitje, kurse së shpejti është në shumëzim e sipër video&audio-kaseta me një program të mirë, pra le ta dëgjojmë…

RS: Jua përmenda në pyetje se… fitimet nga video-kaseta, për çka do të destinohen, për çka do të caktohen?

LD: Për atë, siç e kam thënë edhe diku tjetër, të ardhurat nga video&audio-kaseta si dhe të ardhurat nga shitja e biletave të Festivalit do të ndahen si buxhet në shërbim të kulturës sonë kombëtare, poashtu një pjesë do të jetë edhe për Festivalin e vitit të ardhshëm, që të ketë një buxhet prej përpara. Domethënë firma ime nuk e do as fitimin më të vogël, krejt ia dedikon manifestimeve kulturore.

Qendra Alert / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Fermerët e Frakullës në vështirësi, luleshtrydhja greke konkuron atë vendase

Ditët e festave përfunduan dhe menjëherë fermerët e Frakullës në Fier po hasin vështirësi në shitjen e prodhimit të...

Video / Ja si hidhen kamionët me domate, fermeri: S’ka eksporte e as shitje në tregje

Aplikimet e fermerëve për karburantin e çliruar nga taksat u çelën sot. Nga ana tjetër, fermerët, prodhuesit e perimeve, sot janë në ditët më...

Resuli: Në 2 vite, më shumë naftë pa taksa kanë konsumuar jahtet, sesa fermerët

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Bujqësisë Ervin Resuli ka denoncuar rastin e jahteve, që sipas tij janë...

Dhjetëra familje në mëshirë të fatit nga përmbytjet, filantropi Lazim Destani i vjen në ndihmë vendlindjes së tij

Shirat e shiut me intensitet të lartë këtë fillim viti kanë përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryesisht Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut kanë...

Fermeri Franc Kaloshi: Nafta shkon për eskorta dhe jo për traktorët tanë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Franc Kaloshi nga Ferma “Kaloshi”, Lushnje ka folur për vështirësitë e fermerëve...

More Articles Like This

- Advertisement -