Eksperti i Bujqësisë, Ervin Resuli bëhet pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me profesion veteriner dhe drejtues i një ferme me lopë në afërsi të qytetit të Fierit, Resuli është njohës mjaft i mirë i problematilave të këtij sektori. Shpesh herë në media, eksperti ka ngritur shqetësimin e fermerëve sa i përket subvencioneve të pakta, madje me pikatore, që këta të fundit marrin nga Ministria e Bujqësisë. Mungesa e investimeve në sektorin që i jep GDP së vendit afro 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ka qenë një këmban alarmi për Resulin në këto kohë.
Duke qenë njohës, investues, drejtues dhe në shërbim të fermerëve, bujqësisë dhe blegtorës në vend, Ervin Resuli pritet të jetë një nga zërat më të fuqishëm të një mbështetje të munguar për punëtorët e këtij sektori. Prezantimin e tij në strukturat e LSI-së e ka bërë ish-deputetja e Kuvendit, Keidi Mehmetaj. Së bashku ata kanë vizituar disa fshatra të zonës së Myzeqesë ku kanë biseduar me fermerët për mbështetjen që atyre u nevojitet në këtë vit dhe moment të vështirë.
“Së bashku me Ervin Resuli, një prej ekspertëve më të mirë e vokal të sektorit të bujqësisë takuam e biseduam me fermerë 👩🏻🌾👨🏼🌾 të zonës së Savrës, Babunjës e Libofshës. Në fermat e serat e tyre kupton se janë hedhur kursimet e jetës, por fitimet janë shumë larg asaj që këta fermerë prisnin 📉. E megjithëse kanë në mendje projekte fantastike që do të zhvillonin fermat e tyre dhe të gjithë zonën, ata pengohen nga konkurenca e pandershme me produktet që vijnë nga jashtë, pengohen nga mungesa e subvencioneve (që janë të pa krahasueshme me vendet e rajonit), pengohen edhe nga drejtuesit lokalë e qëndrorë të cilët nuk kanë vizion por tërhiqen pas interesave të karriges e rryshfeteve.
Nga ana tjetër, ajo që vërehet kudo ku shkon, është boshatisja e fshatrave e largimi i të rinjve. Ndihma ndaj fermerëve e promovimi i produkteve vendase 🐓🦃🐄 duke ndërmarrë politikat e duhura bujqësore janë prioritet për LSI 🌹, po ashtu si edhe përgatitja e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për ndërtimin e agroturizmit. Për ne Shqipëria është vend i bekuar me resurse të panumërta ndaj angazhimi ynë kryesor është të rikthejmë të rinjtë në tokat e tyre, për ta ndjerë vërtetë #ShqipërinëShtëpinëTonë. 🇦🇱🏡”-shkruan Mehmetaj në facebook.
Qendra Alert / Alert.al
LEAVE A COMMENT