Menu

Noval, i vetmi laborator në Ballkan me standarde ndërkombëtare për analizat e produkteve

Laboratori Noval është i vetmi në Ballkan për investimet dhe standardin që ofron për analizat kimike dhe mikrobiologjike, në përputhje me rregulloren e Bashkimit Europian.

 

I ndërtuar në vitin 2005, pjesë e grupit Noval Shpk, gjendet në rrugën dytësore Maminas, Durrës. Laboratori ofron shërbime inovative me standarte të larta, siguri dhe besueshmëri në analizat kimike dhe mikrobiologjike, duke reduktuar kostot dhe minimizuar risqet e sigurisë dhe shëndetit. Cilësia, shërbimet dhe efikasiteti e ka kthyer atë në një pikë reference për klientët.

Personeli i Noval ka integritetin, paanësinë dhe aftësi teknike për të përdorur paisje cilësore laboratorike që reduktojnë risqet e jo-konformiteteve gjatë analizës, duke ndihmuar kështu kompanitë Shqiptare dhe jo vetëm që të gjejnë standarte të larta për kryerjen e analizave cilësore.

Në nëntor 2018 laboratori Noval është akredituar me ISO:17025, me qëllim të qartë: të garantojë cilësinë e matjeve analitike dhe mikrobiologjike dhe të plotësojë çdo kërkesë të klientëve të tij në fushën e Farmaceutikës, Mjedisit dhe Sigurisë Ushqimore.

Testimi në burim, pra marrja e mostrës aty ku është klienti dhe analizimi i saj, i lejon klientët të fitojnë kohë dhe avantazhe në kosto, edhe duke evituar transportimin e kushtueshëm të mostrave.

Metodat e analizës janë të vlefshme dhe të përshtatshme për të dhënë rezultate të sakta të saj sepse Laboratori Noval luan një rol shumë të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe cilësisë ushqimore, në përputhje me rregulloret lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Related Posts