Menu

Nuk është uji, zbuloni pijen më të mirë për hidratim

Uji konsiderohet si pija më e shëndetshme dhe në të njëjtën kohë si pija më e mirë për hidratim. Por, hulumtimi nga Universiteti Skocez i St. Andrews, i cili krahasoi reagimet e disa pijeve të ndryshme me hidratimin, arriti në përfundimin se uji i thjeshtë dhe ai mineral janë zgjedhje të mira, por sipas gjetjeve të reja qumështi është akoma më i mirë.

Sipas Ronald Maughan, profesor në Shkollën Mjekësore St. Andrews dhe autor i studimit, një nga faktorët është sasia e një pije të caktuar. Gjithashtu, një nga faktorët është edhe përbërja ushqyese e pijes.

Kështu, është vërtetuar se qumështi hidraton më shumë se uji i zakonshëm sepse përmban laktozë, proteina dhe yndyrna dhe kjo përbërje ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku. Përveç kësaj, qumështi përmban edhe natrium, i cili çon në prodhim më të vogël të urinës. E njëjta gjë mund të thuhet për solucionet e rihidrimit oral që përdoren për trajtimin e diarresë. Ato përmbajnë sasi të vogla sheqeri, si dhe natrium dhe kalium, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë në mbajtjen e ujit në trup. (CNN Health)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts