Menu

Pa diplomë, cilat janë vendet e punës që kërkon tregu?

Largimi i të rinjve jashtë vendit dhe mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në problematikë për bizneset, duke përmbysur situatën e mëparshme, ku tregu synonte më së shumti punonjës të kualifikuar. Në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive janë listuar 1576 vende vakante nga biznese private por edhe institucione shtetërore në të gjithë vendin. Ajo që bie në sy është kërkesa për plotësimin e vendeve të lira, që nuk kërkojnë diplomë universitare apo kualifikime. Disa nga kategoritë e pozicioneve të tilla janë: shitës në dyqan; sanitar, punonjës ndërtimi, recepsionist, marangoz, punëtor pastrimi, punonjës në fasoneri, sistemues malli; roje; picajol, fermer, mdaj edhe shofer me arsimim 9 vjecar. Shumica e punëdhënësve nuk kërkojnë as eksperiencë tek aplikantët, duke marrë përsipër në një farë mënyrë edhe trajnimin e tyre në vendin e punës. Në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive janë të listuar edhe pozicione që kërkojnë arsim të lartë dhe eksperiencë, siç janë infermierë, inxhinierë kompjuterësh, specialist i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; teknik i inxhinierisë mekanike etj.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed