Menu

Panajot Rumi: Diaspora, burim që sjell ndryshime pozitive në Shqipëri

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Panajot Rumi anëtar i Kryesisë, DHBDSH ka folur për rolin e rëndësishëm të Diasporës për Shqipërinë, përmes nxitjes dhe promovimit të zhvillimit ekonomik.

 

“Kur flasim për Diasporën shqiptare pas këtyre viteve është një kohë që ndihet ndryshimi dhe se po ndodh diçka pozitive në Shqipëri, nga një periudhë që cilësoheshim emigrantë, tashmë jemi transformuar në Diasporë. Diaspora përbën një burim që mund të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri. Diaspora në Greqi, Itali, Holandë kudo që ndodhen është rritur e zhvilluar në nivele europiane. Jemi përshtatur dhe të gatshëm që këtë njohuri dhe ekspertizë ta sjellim në Shqipëri. Biznesi luan rol të rëndësishëm. Dhoma e Biznesit të Diasporës nxit dhe promovon zhvillimin ekonomik. Jam krenar që jam pjesë e Kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës, pasi aty kemi anëtar nderi presidentin Lazim Destani. Për mua si biznesmen i ri është e rëndësishme që njerëz që kanë dalluar jashtë dhe janë të suksesshëm duan të ndihmojnë vendin tonë. Historikisht Diaspora përveç zhvillimit ekonomik, ku biznesi luan rolin e saj është e nevojshme edukimi i një shteti. Etika, edukata, ekspertiza që kemi artikuluar në Diasporë e ndjejmë ta transmentojmë në vendin ku kemi lindur. Kjo luan rol të rëndësishëm në Shqipëri sidomos në sektorin e edukimit. Një mesazh pozitiv është që Diaspora ka marrë një iniciativë, forcë, kemi diçka më të organizuar. Ministria e Jashtme besoj se do suportojë, si Shqipëria edhe Diaspora kanë nevojë për njëra-tjetrën”-deklaroi Panajot Rumi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts