Menu

Pandemia, mjekët: Kalimtarët më të rrezishëm janë ata që vrapojnë

Pasi coronavirusi ka pushtuar botën, sipas mjekut australian Norman Swan kalimtarët më të rrezikshëm në rrugë janë ata të cilët vrapojnë dhe ka bërë apel që të ndërpresin aktivitetin derisa të përfundojë pandemia.

Në të vërtetë, edhe pse aktualisht nuk ka dëshmi që coronavirusi transmetohet nëpërmjet djersës, dr. Swan ka paralajmëruar që ata të cilët vrapojnë aktualisht janë më të rrezikshmit, duke pasur parasysh që lirojnë më shumë pikla të imta nga goja se ata të cilët vetëm shëtisin.

“Meqenëse ata të cilët vrapojnë marrin frymë shpejt dhe djersiten edhe më shpejt, ata kanë shansin më të madh të lirojnë virusin në ajër dhe kështu ndoshta infektojnë personat pranë të cilëve kalojnë”- ka sqaruar ai për “Daily Mail”.

Pra, edhe një herë ka treguar rëndësinë e mbajtjes së distancës në minimum 2 metra, ndërkaq kjo vlen posaçërisht për ata të cilët stërvitin jashtë.

Në Australi shumica të cilët stërviten në ambient të hapur kanë injoruar udhëzimet mbi distancën sociale, ndaj shëtitoret në gjithë shtetin janë të mbushura me qytetarë cilët dalin në shëtitje apo vrapojnë.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts