TETOVË – Reshjet e dendura të shiut të para pak ditëve, që shkaktuan probleme të mëdha me rrëshqitje toke e dëmtime bazesash në fshatrat Bozofcë e të tjera përreth Tetovës, në Maqedoninë e Veriut, shkaktuan probleme të mëdha për shumë familje. Menjëherë pas shiut, temteraturat ranë në minus dhe familjet e dëmtuara u përballën me kushtë të vështira, sidomos ekonomike. Në këtë situatë, dikush duhet t’ju vinte në ndihmë banorëve të këtyre zonave. Në mungesë të ndihmës së institucioneve shtetërore, ishte biznesmeni e filantropi Lazim Destani, me origjinë nga Bozofca, i cili iu erdhi në ndihmë familjeve të dëmtuara në këtë zonë. Banorët e Bozofcës, të cituara nga mediat lokale, thanë se, kanë përjetuar një katastrofë natyrore nga reshjet e mëdha, që u shoqëruan me shembje të dheut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Por sipas tyre, Lazim Destani dhe kompania e tij Ecolog International, kanë dorëzuar materiale ushqimore për banorët Bozofcës, ndërsa u ka premtuar edhe ndihmë në rregullimin e problemit që ata i dëmton prej vitesh.
Ndërsa profesori Neshat Mehmeti, nga Tetova, shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook se, “më 15 janar 2021, në çdo familje bozovcase buzëqeshi fati si çdo herë më parë, sot u begatuan sofrat në çdo shtëpi e në çdo familje, sot edhe pse kohë me acar e me temperatura shumë të ulëta rrugëve e rrugicave të katundit ishte atmosferë lumturie, falë bashkëkatundarit tonë – humanistit të përmasave mbarëkombëtare – biznesmenit të përmasave ndërkombëtare Z.Lazim Destani.
Familjet pranuan ndihma të konsiderueshme me produkte ushqimore dhe sanitare. Në këtë kohë shumë të rëndë për shkaqe të pandemisë COVID-19 që e thelloi edhe më shumë papunësinë. Kjo ndihmë e bashkëkatundarit tonë është shumë e madhe duke marrë parasysh rrethanat ekonomike në vend dhe më gjerë”, shkruan Mehmeti. Ai vijon më tej se, “Lazim Destani është krenaria Jonë, çdo herë na ka përkrahë e na përkrah, na ka mbështet e na mbështet, na ka ndihmuar e na ndihmon”.
Pak ditë para kësaj, kur Bozofca e fshatra tjera malore mbi Tetovë pësuar dëme të mëdha nga reshjet e shiut, i vetmi që u ka ardhur në ndihmë menjëherë banorëve ka qenë filantropi Lazim Destani. Sapo ka mësuar lajmin, pronari i Kompanisë Ecolog ka dërguar përfaqësuesit e tij bashkëpunëtorë për të mësuar më tepër mbi nevojat emergjente që këto familje kanë. Origjinën e familjes biznesmeni Lazim Destani e ka pikërisht nga ky fshat i Tetovës, ndaj përgjegjësia e tij ka qenë e dyfishtë.
Mësohet se, Destani do të ofrojë gjithçka në ndihmesë të banorëve, që nga rikonstruktimi i rrugës e deri te riparimi i dëmeve në banesa. Kjo problematikë e vazhdueshme ka bërë që nga 160 familje që ka pasur ky fshat, të mbeten aktualisht rreth 30 të tilla. Shpopullimi i fshatit për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë po ndodh në mënyrë të shpejtë dhe ky fenomen do të përhapet edhe më tepër përsa kohë banorët janë pa mbështetje nga qeveria.
Alert.al