Menu

Pavarësia e Kosovës, filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani, vizitë në Konsullatën në Düsseldorf. Ja detajet e bisedës për bashkëpunim

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar nga Tetova, Lazim Destani, nuk iu ka munguar festimeve apo përkujtimeve të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Z.Destani vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Düsseldorf, Gjermani. Njoftimi është bërë publik nga vetë filantropi i njohur në rrjetet e tij sociale. Z.Destani, i cili është dhe Kryetar i Bordit Mbikqyrës të gjigandit ndërkombëtar Ecolog International, ka treguar dhe detaje se çfarë ka biseduar me Konsullin e Kosovës, Arjan Kashtanjeva.

”Sot i bëra një vizitë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyzeldorf. Në vazhdën e forcimit të marrëdhënieve Kosovë – Gjermani Konsullata u hap në muajin nëntor të vitit 2019 në Landin, North Rhine-Westphalia (NRW). Kjo përfaqësi konsullare diplomatike do të sjellë lehtësira për diasporën tonë në këtë anë të Gjermanisë duke u ofruar atyre shërbime më të mira e më efikase.
Në pritjen që më bëri Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, fillimisht pata kënaqësinë t’ia përcjell urimet e mia për hapjen e Konsullatës si dhe urimet më të përzemërta për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me z. Kashtanjeva shkëmbyem mendime e diskutuam rreth bashkëpunimit tonë në të ardhmen, për ta mbështetur diasporën tonë në mbrojtje të interesave të tyre në të gjitha drejtimet.
Konsulli Kashtanjeva u shpreh shumë falënderues për vizitën si dhe e çmoi lart gatishmërinë time për bashkëpunim.
Landi NRW është ndër Landet me industri dhe ekonomi shumë të zhvilluar andaj janë shumë të mëdha dhe premtuese mundësitë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar Gjermani-Kosovë, si dhe një mundësi e mirë për nxitjen e investitorëve të ndryshëm nga kompanitë gjermane”, njofton Destani.
Filantropi është anëtar i Këshillit Koordinativ të Diasporës Shqiptare dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Qendra Alert / Alert.al

Related Posts