Menu

Përfundon “Rally Albania 2021”, finalizohet me ceremoni në sheshin “Skënderbej” (foto)

“Rally Albania” është mbyllur me një ceremoni fantastike në Tiranë, duke kurorëzuar më së miri garën e makinave dhe motorëve “off-road”, në më shumë se 2000 km anembanë Shqipërisë. Në Rally Albania 2021 morën pjesë 200 pilotë dhe rreth 300 të huaj nga 30 vende të ndryshme të botës. Këtë vit ka pasur më shumë pjesëmarrje në krahasim me vitet e kaluara, pohojnë organizatorët.

Kjo pjesëmarrje e lartë e pilotëve nga vende të ndryshme shihet si mënyra direkte që ndikon në imazhin e Shqipërisë te të huajt. Disa garues nuk e kanë për herë të parë që vijnë në Shqipëri dhe marrin pjesë në garat Rally.

Itenerari i garave për ditën e djeshme nisi nga Narta, më pas do të përshkonte gjithë pjesën e Karaburunit, për të vijur me pjesën e Lumit të Vlorës dhe për të përfunduar në Gjirokastër. Pas qytetit të gurtë, itinerari do të vazhdonte drejt Ersekës, Peshkopisë dhe për të përfunduar në Tiranë, ku do të shpallej edhe fituesi i “Rally Albania 2021”. Për makinat u renditën të parët Almir Dervishaj dhe Ivi Gjoka, PHILIPPE PINCHEDEZ/THOMAS GAIDELLA për (SSV) dhe për motorat, i pari doli JACOPO CERUTTI. alert.al/

Related Posts