Menu

Përplasja me Dritan Lelin, këshilltarët e bashkisë mblidhen para teatrit të Vlorës

Këshilltarët e Bashkisë Vlorë po e zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit për të kaluar rendin e ditës. Kështu, anëtarët Këshillit Bashkiak mblidhen para teatrit ‘Petro Marko’ për zhvillimin e mbledhjes. Kryebashkiaku Leli nuk ra dakord për zhvillimin e mbledhjes me 30 qershor pasi e kishte axhendën e zënë.

Mbledhja është shtyrë disa herë pasi këshillltarët kanë kërkuar të zhvillojnë mbledhjet në sallën e teatrit, ndërsa kryebashkiaku Leli sugjeron që ajo të zhvillohet online.

‘Faxweb’ bën të ditur se Leli ndodhet për një vizitë pune në Itali, dhe nuk do të jetë prezent edhe sot në mbledhje. Leli lajmëroi një ditë më parë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të axhendës së planifikuar. Vetë ai ka hapur një mbledhje online, aty ku ndodhet.

Kryebashkiaku i Vlorës, deklaroi disa ditë më parë se përplasja politike që ai e quan gjyq teatral, duhet të promovojë Vlorën dhe jo ta sakatojë atë.

“E pranoj haraçin e veprimeve tuaja deri në masën që më prek mua, por jo qytetin! Vlora sapo ka nisur sezonin turistik, pas muajsh të gjatë e të vështirë lufte me shëndetin! Turistët po gëzojnë lirinë dhe bukurinë e një qyteti që nuk mund dhe nuk duhet të shëmtohet prej gjyqeve teatrale! Vlora duhet promovuar, jo sakatuar! “

Debatet në Vlorë kanë nisur para zgjedhjeve parlamentare. Në atë kohë Dritan Leli refuzoi ofertën për tu bërë pjesë e listës së kandidatëve të PS. Pas kësaj ka qenë kryeministri Edi Rama i cili theksoi se me kryebashkiakun do të merrej pas votimeve.

alert.al/

Related Posts