Menu

Përplasje mes fermerëve dhe efektivëve të policisë, disa të shoqëruar

Përplasje të forta fizike mes fermerëve dhe policinë u zhvillua nga fermerët e Lushnjes dhe Fierit në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje. Fermerët u mblodhën aty në shenjë proteste ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së.

Kjo protestë e tyre vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. Fermerët kërkuan barazim të TVSH-së në shitje dhe në blerje si dhe rivendosjen e TVSH-së me 6%. Sipas tyre kërkesat nuk janë plotësuar, çka ka çuar edhe në protestë. Ata ishin pajisur me pankarta që tregonin qartë kërkesat e tyre dhe arsyet e kësaj proteste.

Disa persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes pas protestës. Në mesin e të shoqëruarve është dhe kreu i sindikatës së fermerëve Eduard Sharka, me pretendimin e tubimit të paligjshëm dhe bllokimin e qarkullimit të mjeteve.

Pak ditë më parë ata nisën disa kërkesa në adresë të Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore.

 

KËRKESAT e fermerëve:

-Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg

-Barazim i TVSH-së në shitje dhe blerje

-Pezullim i TVSH-së për plehrat kimike

-Laboratorë analizash

-Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts