Menu

Pija e preferuar që mendojmë se është e shëndetshme, ju bën obezë

Një gotë e kësaj pije, që shumica e njerëzve mendojnë se është e shëndetshme, përmban 36 gramë sheqer, që është pothuajse e njëjtë me tri krofne të mëdha.

Është natyrale dhe e pasur me vitaminë C, pra çfarë nuk është në rregull me lëngun e portokallit?

Në fakt ky lëng që e pimë shpesh është plot sheqer, gjë që nuk është i mirë për ata që kujdesen për peshën, shkruajnë në sajtin Eatthis, transmeton Telegrafi.

Sa sheqer ka lëngu?

Një shishe lëng prej rreth 340 ml ka 33 gramë sheqer, që është afërsisht e njëjta sasi sa kanë tri krofne.

Kështu, nëse përmbaheni nga krofnet e ëmbla me glazurë sheqeri, mendoni nëse duhet të bëni të njëjtën gjë edhe me këtë lëng.

Përveç kësaj, sheqeri në këtë lëng është kryesisht fruktozë, një sheqer i thjeshtë që gjendet në fruta dhe që e absorbon lehtësisht trupi, por që lidhet me yndyrën në stomak.

Studimet e lidhin konsumin e lartë të fruktozës me yndyrën e rrezikshme rreth stomakut, por edhe me rezistencën ndaj insulinës. Një studim i fundit paralajmëron gjithashtu rrezikun e konsumimit të tepërt të fruktozës, sepse mund të çojë në sindromën metabolike.

Frutat duhet patjetër të hahen 

Frutat duhet konsumuar, ndonëse kanë kanë fruktozë. Janë të pasur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira të rrezikshme, kanë shumë fibra, vitamina dhe minerale. Shumë fruta në dietë, pavarësisht nga fruktoza, garantojnë një linjë më të hollë dhe një rrezik më të ulët të obezitetit. (Telegram)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts