Menu

Plumb në dritaren e prokurorit në Përmet, reagon Presidenti Meta: “Nevojitet hetim i shpejtë!”

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami ka kallëzuar dje në polici se ka marrë  një ‘mesazh’ kërcënues, pasi në dritaren e zyrës së tij është gjetur një plumb. Bajrami është shprehur se ai nuk ka në dorë çështje të ndonjë rëndësie të veçantë, as armiq dhe se nuk ka asnjë emër të dyshuar për ngjarjen.

“Në prokurori jemi 20 punonjës hetimi, duhet të zbardhur se për kë  ishte,  unë nuk  kam  në dorë dosje të rëndësisë së veçantë, nuk kam asnjë  armik  dhe nuk dyshoj tek askush, ja  kam lënë në dorë hetimit”, ka thënë ai. Mësohet se plumbi i lënë në dritaren e zyrës së prokurorit është në dukje i vjetër, ndërsa dritarja është në anë të rrugës.

Menjehere, per rastin ka reaguar Presidenti Meta, i cili ka kërkuar hetim të shpejtë,

Postimi i Presidentit Meta:

“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.
Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.
Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike”.
alert.al/

 

 

Related Posts