Menu

Po ushqeheni keq? Shenjat që ndezin alarmin

Buzët

Buzë të thata, të çara apo me plagë në anë mund të jenë si pasojë e mungesës së vitaminës B.

Goja dhe mishrat e dhëmbëve

Mishra të gjakosur të dhëmbëve mund të sinjalizojnë mungesën e vitaminës C, gjuha e lemuar mungesën e vitaminës B dhe ulja e shqisës së shijimit mungesën e zinkut.  Arsye të tjera mund të jenë sëmundjet periodontale apo mungesa e higjienës së gojës.

Lëkura

Vështirësia në mbylljen e plagëve mund të vijë si pasojë e mungesës së proteinave, vitaminës C apo zinkut. Lëkura e thatë, e ashpër, pa yndyrë mund të jetë si pasojë e mungesës së acideve yndyrore në dietën ushqimore, mungesës së proteinave, vitaminës A dhe B. Kur kemi hematoma apo gjakosje nën lekurë, kjo mund të ndodhë si pasojë e mungesës së  vitaminës C dhe K, dhe kur lëkura është e zbehte mund të kemi mungesë hekuri.

Flokët

Flokë pa shkëlqim, të thatë, që bien, apo që këputen lehtësisht, mund të lidhen me mungesë vitamine C, proteine, zinku apo hekuri . Flokët e tillë mund të jenë edhe si pasojë e moshës apo dëmtimit nga produktet jo të duhura për flokët.

Sytë

Sytë e zbehtë mund të sinjalizojnë mungesën e hekurit, me njolla dhe të thatë mungesën e vitaminës A,  të kuq në cepa mungesën e vitaminës B. Arsye të tjera mund të jenë anemia, çrregullime të syve, alergjia dhe mosha e thyer. (Gazeta Sot)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed