Menu

Basha në Lushnjë: Nga 25 prilli kemi dalë më të fortë dhe më të vendosur sesa hymë

Nga Lushnja, ku ishte për bashkëbisedim me demokratët, Lulzim Basha e konsideroi Kryeministrin Rama si personin që ‘vodhi shpresën e shqiptarëve’, duke garantuar që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me të.

Për Bashën ndonëse masakra zgjedhore e 25 prillit e ka ndalur përkohësisht projektin e ndryshimit dhe aspiratën kombëtare për ndryshim, nga ‘kjo masakër e projektuar për ta prerë përgjysmë, në fakt kemi dalë më të fortë dhe më të vendosur sesa hymë’.

“Ju e dini që lidershipi im s’ju ka dhënë privilegje por vetëm sakrifica. Dhe disa prej betejave më të mëdha të pluralizmit janë zhvilluar në këto vite, i kemi zhvilluar së bashku. Por ka qenë pikërisht ndërthurja e sakrificave dhe betejave që kemi bërë së bashku, çelësi i faktit që sot pas një masakre zgjedhore të përmasave si ajo e 25 prillit, ne nuk jemi më të dobët por më të fortë. Fakti që ka dëshmuar shqiptarëve se përmes këtyre sakrificave dhe betejave ne nuk jemi njerëzit e privilegjeve për veten tonë, por jemi njerëzit që i primë betejave për fatin e tyre dhe familjeve të tyre”, tha Basha.

Duke përfunduar kryetari aktual i PD tha se demokratët kanë një dhe këtë detyrë nuk mund ta shmangin, atë të mbrojtjes së demokracisë.

Në qoftë se është diçka e qartë gjatë këtyre 30 viteve për demokratët dhe për kundërshtarët tanë, është që ne nuk jemi dorëzuar kurrë edhe në kohë të vështira kur sfidat dukeshin të pakapërcyeshme dhe fati ynë i pasigurt. Nuk jemi dorëzuar sepse kemi besuar në vlera dhe sepse kemi vazhduar rrugën të bashkuar”, tha ndër të tjera në takimine  zhvilluar me PD-në e Lushnjës Lulzim Basha.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed