Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Komisionin e Ligjeve ecurinë për vitin 2020. Sipas Çelës, Gjirokastra rezulton qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020.
Nga raporti del se Gjirokastra pati një rritje me 15% të kriminalitetit.
Nga ana tjetër, në vitin që lamë pas u kryen 44 mijë procedime teksa 63,5% e çështjeve u pushuan. Për trafiqet e paligjshme pati një rënie të procedimeve në 2020, krahasuar me 2019, kurse në veçanti për narkotikët pati rritje me 17.8%.
”Gjatë vitit 2020 janë ndjekur rreth 44 mijë procedime. Në 2020 Gjirokastra me kriminalitetin me të lartë. Gjatë 2020 u rrit kriminaliteti me 15% në Gjirokastër. Në 2020 janë pushuar 63.4% e çështjeve. Kjo rënie mbetet të jetë pjesë e një analize në 2021. Janë dërguar 740 kërkesa për miratim marrëveshje fajësie. Pothuaj në nivelet e një viti më parë. Gjykata ka refuzuar në 45 raste, pothuajse e njëjtë një vit më parë. 14.5 rritje për numrin e vvështjeve dhe të të pandehurve. 4 mijë e 647 çështje për pushim, rritje me 53%, 48.46% e çështjeve të pushuara. Gjatë 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9 mijë e 4 çështje, ulje në krahasim me 2019. Në 2020 rezulton se janë dënuar 8 mijë e 22, kurse për 152 të pafajshëm, ka ulje në krahasim me 2019″, tha Çela.
“Trafiqet e paligjshme, shumë i ulët. 31.25% në gjyq, të tjerat janë pushuar. Ka një ulje 12.54 të procedimeve për veprat penale të këtij grupi. Rritje prej 17.8% të procedimeve në krahasim me 2019. Ndjekja penale ka rezultuar efektive sepse janë rritur. Efektiviteti i ndjekjes penale të dhunës në familje ka qenë i lartë. Pesha specifike që zë kjo vepër penale është 92.23% njëjtë me 2019. Ecuria në 5 vite tregon se ësthë ulur në numrin e procedimeve të regjistruara në krahasim nga 2016 në 2020”, shtoi.
Lidhur me shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, tha se treguesi është i ulët, 42.1% në gjyq, të tjerat janë pushuar. Tendencë në ulje me 14.2% në krahasim me 2019, shtoi.
“Lufta kundër pastrimit të parave, ka qenë prioritet në 2020. Synimi ynë ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Në korrik nënshkruam memorandum për masat administrative për rritjen e efikasitetit. Këto akte evidentojnë progresin e luftës ndaj krimit, gjurmimin, krijuan seksione të veçanta në Prokurori, Drejtoritë e Policisë”, tha Çela.
LEAVE A COMMENT