Menu

Incidenti me armë tek “Orange”, Rama shkarkon të gjithë shefat e policisë në Sarandë

Kryeministri Rama në takimin që zhvilloi me përfaqësues të Policisë së Shtetit, ceku edhe ngjarjen e rëndë të një përplasje me armë në Sarandë në bar ‘Orange’, ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi.

Rama tha se kush këta pronarë që krijojnë hapësira të tilla abuzimi janë tutorët e Policisë së Shtetit dhe sipas tij duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues.

“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë.  Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde policë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e bëri edhe më parë përgjgjës direkt Policinë e Shtetit, për ngjarjen e në Sarandë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri biznesmeni Spiro Iljadhi, pronari i bar ‘Orange’ dhe aksidentalisht shqiptari me pasaportë amerikane, Marin Jano. Kreu i qeverisë thotë se ky rast është ulëritës dhe i pajustifikueshëm për policinë e Sarandës, e madje është ndëshkuar struktura nga brenda policisë dhe janë marrë masa. Sipas Ramës, në këtë rast nuk ka përgjegjësi gjykata, por policia.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed