Menu

“Klientelist, ul të ardhurat në buxhet, heq të drejtën e pronës”, ja pse Meta e ktheu ligjin “Për sektorin minerar”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ndryshimeve ligjore “Për sektorin minerar”. Sipas Kreut të Shtetit amendamentet, jo vetëm janë miratuar përmes një procedure aspak transparente, por sipas tij shkelin rëndë Kushtetutën, si dhe heqin në mënyrë arbitrare të drejtën e pronës.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit evidenton se “procedura e propozimit, shqyrtimit dhe miratimit të ligjit karakterizohet nga vullneti për miratimin e normave ligjore preferenciale e favorizuese, duke shpërdoruar kështu funksionin legjislativ të Kuvendit të Shqipërisë në një periudhën kohore përgjatë afrimit të fundit të mandatit të tij”.

Meta thekson se “ligji objekt shqyrtimi duket se nuk ka patur në konisderatë në të vërtetë nevojat reale dhe zgjidhjet e përshtatshme që nevojiten për këtë fushë specifike. Kjo evidentohet si nga rregullimet që janë propozuar, ashtu dhe nga niveli i konsultimit të projektligjit, si dhe nga shpejtësia e shqyrtimit në komision (vërtetuar nga aktet administrative), pa vlerësuar mundësinë për të shqyrtuar projektin nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat në Kuvend”.
Në dekretin e tij, Presidenti argumenton gjithashtu se nga miratimi i këtij ligji “efekti ekonomik në buxhetin e shtetit do të ishte ndjeshëm i ulur, sepse ka ndikim të konsiderueshëm në financat publike të shtetit dhe për pasojë cenon haptazi interesin publik të shtetasve shqiptarë”.

Kreu i Shtetit shton se “duke parë trendin e qasjes lehtësuese që qeveria ka përkundrejt disa operatorëve të sektorit minerar, ekziston rreziku që brenda spektrit të gjerë të aktiviteteve që mund të përcaktohen se përbëjnë vërtet interes publik, mund të përfshihen edhe nisma që nuk e përmbushin këtë nevojë publike, por që janë në realitet ekskluzivisht tregtare”.

“Nëse shteti cedon në parime kaq themelore, atëherë vendimmarrja është e orientuar në mënyrë lehtësisht të perceptueshme drejt favorizimit të subjekteve private operuese në këtë treg, të cilat nesër për çdo mosmarrëveshje civile, mund të përdorin këto dispozita të reja të ligjit, me qëllim që shteti të ndërhyjë dhe t`i shpronësojë kundërshtarët apo palën tjetër me të cilën paraqitet mosmarrëveshja. Kjo nuk duket të jetë një ndërhyje e ekuilibruar, por e disbalancuar në favor të subjekteve privatë që operojnë në fushën e shfrytëzimit minerar. Bazuar në parashikimet e neneve të mësipërme rrezikohet përvetësim i tokës së pronarit të ligjshëm sipas justifikimeve subjektive mbi mosmarrëveshjet e mundshme me mbajtësit e të drejtës së pronësisë”, – argumenton Presidenti Meta.

alert.al/

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed