Menu

Komisioneri i BE, Varhelyi flet pa data për negociatat me Shqipërinë, miraton “tregun rajonal” dhe “kartën e gjelbër”

Komisioneri i lartë për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Bashkimi Europian është i gatshëm të financojë planin për krijimin e një tregu të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se gjatë samitit të sotëm mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, është treguar vullnet i madh për ta vënë në zbatim këtë plan që do të krijojë lehtësira për bizneset dhe qytetarët.

Varhelyi tha se është e pakuptimtë që BE të financojë autostrada ndështetërore në Ballkanin Perëndimor, nëse qytetarët detyrohen të ndalojnë në çdo pikë kufitare. E njëjta gjë vlen edhe për tregtarët të cilëve u duhen 6 lloje të ndryshme çerfitikatash për produktet e tyre, u shpreh ai.  Ndërsa për çeljen e negociatave, komisioneri i BE-së qendroi ne kuadrin e deshires, pa dhene ndonje date.

Pjesë nga fjala e Varhelyit gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama:

“Jam veçanërisht i kënaqur që shoh që ky do të jetë fillimi i fundit të krizës së pandemisë dhe ndoshta do të fillojmë t’i rikthehemi mënyrave të mëparshme, të takimeve kaq të rëndësishme të liderëve të Ballkanit. Kjo pasi ka të bëjë me një axhendë të përbashkët të Ballkanit Perëndimor, prangaj ky është një takim kaq i rëndësishëm.

Kemi parë një angazhim shumë të qartë, e kemi parë për krijimin e tregut të përbashkët. Nuk kemi arritur aty ku duam por kemi ende për të bërë. Shohim tashmë edhe projektet e para që po ndikojnë në jetët e njerëzve, heqja e tarifave roaming. Kjo është një arritje shumë e madhe dhe do të ketë ende gjëra shumë të mëdhaja, njohja e kartave ID, diplomave, heqja e lejeve për punë.

Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë angazhimin tonë, që e kemi vënë në tryezë të diskutimeve. Ky plan nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë. Nuk ka kuptim ndërtimi i autostradave nëse automjetet do të ndalojnë në çdo pikë kalimi, po ashtu edhe trenat apo tregëtia nuk ka kuptim nëse do të ketë 6 lloje të ndryshme çertifikatash. Ky plan do të japë rezultat vetëm nëse ky rajon punon për këtë treg rajonal.

Ne kemi një marrëveshje tashmë për financimin e këtij plani nga BE. Programi IPA 3, do të jetë mekanizëm me të cilin do të financohet ky plan. Ne jemi mëse të gatshëm të fillojmë financimin. Ne po hyjmë në muajin qershor që është një muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Dëshirojmë të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky muaj, ky vit mund të jetë vërtet viti i Ballkanit Perëndimor’.

Rama per integrimin

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur konferencën e përbashkët për shtyp me Oliver Varhelyi duke shpjeguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Duke iu referuar një trau, Rama tha se aty është BE, dhe Shqipëria është më poshtë, por ka lidhur fijet dhe vijon tezgjahun.Ai thotë se nëse Shqipëria shkon aty me vlerat, standardet e sistemin, në BE s’kanë çfarë bëjnë. Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE, ne jemi këtu vazhdojmë tezgjahun tonë, fijet janë lidhur, por vijojmë ne, gjithë kjo rrugë. Çfarëdo të bëjnë ata tek trau, po të shkojmë ne aty me vlerat, standardet, e sistemin që funksionon s’kanë çbëjnë, na takon ne. Kini besim, jemi në rrugën e duhur, dhe ne jemi me fat sepse ajo që ka ndryshuar në historinë tonë, para BE dhe pas BE është BE që na ka dhënë mundësinë të kemi traun atje për të lidhur fijet, se ishim me fije.”- tha Rama.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed