Menu

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Maska me detyrim në ambientet e mbyllura dhe në aeroporte

Sapo është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili ka vlerësuar pesëfishimin e rasteve të reja të infektimeve me variantin Delta. Sipas këtij Komiteti rreth 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar, ndërsa ka dhe raste të reja ndër të vaksinuarit. Rreth 27% e popullsisë shqiptare rezulton e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës dhe ndër të infektuarit e vaksinuar ka nga të gjitha llojet e vaksinave të përdorura në Shqipëri, gjë e cila do të thotë se nuk ka një vaksinë më efektive se një tjetër përsa i përket variantit Delta.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të lejohet grumbullimi deri në 50 persona, për shkak se mesatarja javore e rasteve të reja është rreth 482 infektime në ditë. Ora policore ka mbetur e pandryshuar dhe vazhdon të qëndrojë në fuqi ora 06:00 -24:00 ndërkohë që muzika do të lejohet deri në orën 23:00.

Për Komitetin, problemi i zbatimit të masave është një problem individual, por ndërkohë ka vendosur përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambiente të mbyllura dhe në aeroporte.

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed