Menu

Kryeministri humb duelin në Kushtetuese me Zef Hilën, që e shkarkoi si kryebashkiak të Vaut të Dejës

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e qeverise të datës 28 qershor 2019 që shkarkonte nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, duke e cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën. Bazuar në analizën e pretendimeve të kërkuesit,

Në vendim thuhet se vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është i papajtueshëm me Kushtetutën.

“Kërkuesi nuk ka kryer asnjë veprim ose mosveprim të paligjshëm, i cili mund të konsiderohet “shkelje e rëndë”, faktet e paraqitura në vendim janë të natyrës penale, kërkuesi nuk është autor i tyre dhe nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi kolektive për veprimet e kryera nga persona të tretë. Po ashtu, në vendimin e shkarkimit nuk është analizuar proporcionaliteti i shkeljeve në raport me masën e dhënë, gjë që bie në kundërshtim me nenin 17 të Kushtetutës, si dhe mungon arsyetimi i kritereve ligjore që përcakton ligji për masën e shkarkimit të kryetarit të bashkisë”.

Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar.

“Nuk i është dhënë mundësia të dëgjohej e të paraqiste prova, si dhe nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt. Këshilli i Ministrave ka vendosur me urgjencë në mbledhje të jashtëzakonshme për shkarkimin e  tij, në shkelje të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” (ligji nr. 9000/2003) dhe Rregulloren e Këshillit të Ministrave (Rregullorja)”, thuhet në vendim.

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila u shkarkua nga detyra, pas ngjarjeve të dhunshme të ndodhura në qershor të vitit 2019 në KZAZ nr. 6 në Bushat. Kur bëri publik vendimin e shkarkimit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Hila jo vetëm do shkarkohej, por edhe do të ndiqej penalisht. Rama paralajmëroi se kush do do ndjekë shembullin e Zef Hilës do të ketë të njëjtin fat dhe të vihet përpara drejtësisë.

Rama shkroi atehere ne Twitter:

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”

Gati dy vjet pas ngjarjes, Zef Hila u zgjodh deputet i PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u kandidua në qarkun Shkodër pasi sipas verifikimeve të prokurorisë, rezultoi i pastër dhe i padënuar.

alert.al/

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed