Menu

Mbetet tek shkallët më Arta Daden, Erion Braçe, “i fundit i mohikanëve” në PS-në e rilindur

Zv/kryeministri Erion Braçe është ulur në ulëset/shkallët e stadiumit “Air Albania” ku zhvillohet Kongresi i PS, jo mes lidershipit të PS. Pranë tij është Arta Dade, ish-ministre dhe drejtuese në PS, por tashmë e mënjanuar nga kryetari Rama.

Sot kongresi i jashtezakonshem kremton edhe 30 vjetorin e PS, gjatë historisë së të cilës Braçe ka kontributet e tij politike. Ai ka qenw drejtues i gazetës Zëri i Popullit dhe anëtar kryesisë së FRESSH, përkrah Ilir Metës dhe Pandeli Majkos në vitet krijimit të forumit.

Sot dha dorëheqjen Gramoz Ruçi, ndoshta i fundit themelues i PS-së që kishte një farë pushteti nën drejtimin e Edi Ramës. Kjo fotografi tregon shumë mbi fatin e “të vjetërve” të PS-së që po ua lënë vendin të ardhurve pas vitit 2013.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed