Menu

Ndalohen 2.6 milionë doza të vaksinës Moderna për shkak të kontaminimit

Është zgjeruar skandali i kontaminimit të vaksinave Moderna në Japoni, duke bërë që numri i vaksinave të ndaluara të shkojë në rreth 2.6 milionë doza. Ky pezullim i vaksinave Moderna po ndodh në kohën që Japonia po përballet me një valë të re infektimesh të variantit Delta, ku infektimet ditore shkojnë në rreth 25 000 infektime në ditë, ndërkohë që procesi i vaksinimit po ngadalësohet.

Raportet më të fundit në lidhje me kontaminimin e vaksinave erdhën nga një prefekturë pranë Tokios, dhe një prefekturë tjetër në jug të qytetit të Okinavës, duke sjellë ndalimin e disa loteve të këtyre vaksinave. Dy lotet më të fundit të cilat u pezulluan përmbanin rreth 1.63 milionë doza vaksina.

Ndalimi erdhi si pasojë e gjetjes së një substance në vaksinën Moderna, në provincën Gunma pranë Tokios ndërkohë që në qytetin e Okinavës u identifikuan substanca në ngjyrë zezë në shiringa dhe në age, dhe një material ngjyrë rozë u gjet në një shiringë tjetër.

Ndërkohë që qeveria japoneze gjatë fundjavës deklaroi që dy persona kishin mbetur të vdekur pas vaksinimit me vaksinën Moderna. Në deklaratën e saj qeveria japoneze deklaroi që pezullimi ishte si një masë provizore derisa të nxirreshin përfundimet dhe rezultatet e autopsisë në lidhje me shkaqet e humbjes së jetës.

Sipas ekspertit japonez Takahiro Kinoshita ‘nuk është e mundur që substancat e huaja të shkaktojnë një vdekje të menjëhershme’. ‘Nëse substancat do të kishin qenë kaq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë vdekjen e njerëzve, atëherë shumë njerëz do të kishin vuajtur nga të njëjtat simptoma pas vaksinimit’. Sidoqoftë hetimet për këto raste po vazhdojnë.

Japonia ka kryer rreth 500 mijë vaksinime nga këto furnizime të Modernës, të cilat janë paketuar nga firma spanjolle Rovi (ROVI.MC), e cila është dhe kompania që paketon vaksinat Moderna për tregjet e tjera përveç tregut të SHBA-ve. Kompania Moderna është shprehur që çështja e kontaminimit mund të vijë si pasojë e linjave të prodhimit të kompanisë së paketimit Rovi.

Autoritetet japoneze janë shprehur që hetimet po vazhdojnë. Sipas tyre, vaksinat e ndaluara në provincën Gunma të Tokios janë nga një lot tjetër nga ai që është pezulluar në Okinava.

Vaksinat e të njëjtit lot janë procesuar për rreth 4575 njerëz në provincën Gunma, por nuk ka pasur raportime për ndonjë sëmundje të tyre, janë shprehur zyrtarët japonezë.

Burimi: Reuters

Qendra Alert

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed