Menu

PD, Bardhi: Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave

Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për rastin e arrestimit të punonjësit të Zjarrfikëses Tiranë, i përfshirë në trafik droge.

Deklarata e Gazment Bardhit:

“Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së. Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend”.

Deklarata shoqërohet me listën e patronazhistëve të PS-së, ku rezulton edhe emri i punonjësit zjarrfikës Ndriçim Harka.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed