Deputeti i zgjedhur i LSI-së, Petrit Vasili denoncon aferën e kompanive guacka të regjistruara në Parajsat Fiskale. Sipas deputetit, këto kompani po pastrojnë para në Portin e Durrësit përmes koncesioneve që u jep qeveria. Vasili akuzon organet e reja të Drejtësisë, si SPAK-u që sipas tij drejtohen me regji të qeverisë.
Postimi i plotë
Drejtesia me regji, asnje fjale per aferen mafioze prej 2 miliard euro te Portit te Durresit!
Porti i Durresit dhe afera prej 2 miliard euro eshte ne duar te Kompanive guacke te regjistruara ne Parajsa Fiskale duke konfirmuar gjithshka qe u dyshua qe ne fillim te saj.
Nje investim prej 2 miliard euro shume i erret dhe i kompromentuar rende ne çdo pikpamje.
Nje investim strategjik i nje rendesie te jashtezakonshme ne duart me te keqia te mundshme, qe krijojne hapesira pa fund pastrimi parash nga qeveria dhe nje korrupsioni gjigand e te pakontrolluar ne favor te saj.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha pak dite me pare se: “Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurojnë bazuar mbi parimet ekonomike”.
Marreveshja per Portin e Durresit shkel hapur Marreveshjen e Stabilizim Asocimit dhe saktesisht Nenin 71 pikat 1.2.3 si dhe nenin 74.
Prandaj BE deklaroi pak muaj me pare:
“BE-ja është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE-ja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime për të vlerësuar përputhjen e marrëveshjes me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë.”
Shqetesimi eshte shume i madh dhe te gjithe prisnin reagimin e SPAK.
Prisnin sic eshte bere e modes ne Shqiperi edhe ndonje reagim nga nderkombetaret
” çuditerisht” patetike, indiferente dhe “shume te heshtur” sa here behet fjale per ceshtje te renda korruptive ne Shqiperi.
SPAK-u duhej te fillonte urgjentisht hetimin kryesisht per kete skandal te permasave gjigande ku implikimet jane gjithefaresh, qe nga qeveria, parlamenti dhe bota e erret mafioze kombetare dhe nderkombetare.
Mbyllja e syve nuk e shpeton dot as qeverine as SPAK-un vete nga kjo pergjegjesi shume madhe.
Sot estradat e Drejtesise me Regji, qe fillon cfaqjet ne Lushnje udheton ne Pogradec dhe ndalon tek arkat me peshk nuk mashtrojne dot njeri.
Te vertetat kane dale sheshit dhe Porti i Durresit eshte nje pa asnje diskutim kulmi i korrupsionit qeveritar gjigand.
Mirenjohje pa fund medias se pavarur, qe denoncon, ndonese e pakte ne numer.
Neveri per median me regji si zgjatim i mafies qeveritare dhe e bashkeinkriminuar me te kunder popullit shqiptar.
Tags: Petrit Vasili
LEAVE A COMMENT