Menu

Rama ikën në Budapest, në pikëpyetje pjesëmarrja e tij në seancën e shkarkimit të Metës

Kryeministri Edi Ram është nisur mëngjesin e sotëm drejt kryqytetit të Hungarisë Budapest për një vizitë zyrtare. Mesohet se Rama do qendrojë në Budapest deri pasditen e nesërme. Pas Budapestiti kreu i qeverisë shqiptare do udhëtojë për në Bullgari. Edhe në Sofie, kryqyetin bullgar, Kryeministri Rama do zhvillojë një vizitë zyrtare.

Në Sofie Rama do qendrojë edhe paraditen e së mërkurës, ditë kur Parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Kuvendi i Shqipërisë vendosi javën e kaluar që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme më 9 qershor, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Një komision hetimor ka konstatuar javën e kaluar se Meta ka shkelur 16 nene të Kushtetutës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit dhe se ai duhet të shkarkohet një vit përpara se t’i përfundojë mandati. Hetimet janë kërkuar nga 49 ligjvënës të Partisë Socialiste në pushtet, të cilët kanë argumentuar se Meta nuk e ka përmbushur detyrën kushtetuese për garantimin e unitetit kombëtar përpara zgjedhjeve, duke anuar ngaopozita.

Por, nëse ligjvënësit votojnë për largimin e Metës nga zyra, miratimin përfundimtar duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda tre muajsh.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed