Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në një vizitë zyrtare në Budapest. Në një postim në Instagram, Rama kan postuar foto teksa zbret nga avioni. Ai shkruan se ftesën për të shkuar në Hungari e ka marrë nga kryeministri Viktor Orban.
Kreu i qeverisë ndër të tjera thotë se është në Hungari për një vizitë pune pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë “Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur” shkruan Rama në postimin e tij.
Orban njihet për qëndrimet e tij politike kontraverse, shpesh anti-BE, po ashtu ai akuzohet si autoritarist për shkak të sjelljes me dorë të ashpër ndaj opozitës hungareze.
Më herët u tha se Rama pas takimit në Hungari, nesër do të vizitojë Bullgarinë e ndërsa në vend do të kthehet të mërkurën.
alert.al/
LEAVE A COMMENT