Menu

Rama për themeluesin e PS: “Nano, babai im politik, që në fillim e desha, pastaj e vrava dhe më pas…”

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij falenderuese sot, në 30-vjetorin e kësaj force politike që përkon edhe me Kongresin e Jashtëzakonshëm.

Rama ka falenderuar socialistët në mbarë Shqipërinë, nga themeluesit deri te anëtarët më të thjeshtë. Ndërsa një falenderim të veçantë, Rama e ka bërë edhe për ish-liderin e PS, Fatos Nano.

“Faleminderit edhe liderit të parë të saj, babait politik, që në fillim e desha, pastaj e vravra dhe më pas e gjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Rama.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PS, Edi Rama:

Gëzuar 30 vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë!

Kjo është një ditëlindje e bukur, çdo ditëlindje është e bukur, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë, e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e fitores për herë të tretë radhazi, për herë të parë në pluralizmin e Shqipërisë. Faleminderit edhe një herë të gjithë atyre që punuan për këtë fitore. Faleminderit njëkohësisht të gjithë atyre që në këto 30 vite i dhanë energji, frymë dhe besim.

Atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe e nxorrën PS-në në rrugën e përpjetë të transformimit të Shqipërisë.

Faleminderit edhe liderit të parë të saj, babait politik, që në fillim e desha, pastaj e vravra dhe më pas e gjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Mbi të gjitha dhe të gjithë, faleminderit gjyshërve dhe gjysheve, burrave dhe grave, vajzave dhe djemve anë e mbanë Shqipërisë!

U prehshin në paqe të gjithë ata që nuk jetojnë më, nga socialisti dhe socialistja e deri te Bashkimi, i cili do të vijojë të jetë me ne. Jo vetëm me kujtimet tona, por edhe përmes vajzës së tij, Megit kaq të talentuar.

alert.al/

Related Posts