Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Vlorë, ku ka dhënë një prononcim për median pas takimit me Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës.
Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se ka thirrur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin , ku dhe ka kërkuar që të ketë rikonstruktim të Policisë së Shtetit.
Në këtë mbledhje kanë qenë pjesë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Deklaratat Rama I bëri pas mbeldhjes së Asamblesë së degës së PS-së së Vlorës. Ai nuk kurseu shigjetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt me emër.
“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë intensivisht punën këtu në Vlorë dhe në të gjithë Qarkun, si në gjithë Shqipërinë. Por këtu kemi shumë sfida që lidhen me projekte të mëdha, por që lidhen edhe më administrimin e vogël. Për sa i përket administrimin e vogël unë jaë realisht i shqetësuar jo vetëm për Vlorën, pro në tërësi për Bashkitë që kanë detyrim ekstra dhe që janë të lidhura me industrinë e turizmit.”, deklaroi Rama për gazetarët.
alert.al/
LEAVE A COMMENT