Menu

Zgjedhja e kryeut të AMA-s/ Ambasada e Britanisë: Po ndjekim procesin, transparenca është thelbësore

Ambasada britanike në Tiranë, ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Ambasada Britanike në Tiranë shkruan ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Ambasada përsërit thirrjen e partnerëve partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit.

Deklarata:

Ambasada Britanike ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).Autoritetet rregullatore të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave.Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike.Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit.

Zgjedhja e kryetarit të AMA-s është pjesë e rendit të ditës sot në Kuvend. Nga ana e Partisë Demokratike ka pasur kritika dhe denoncime në lidhje me garën e zhvilluar. Konkretisht deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se fituesi është paracaktuar. Sipas PD-së, për të drejtuar AMA-n është zgjedhur Armela Krasniqi, pasi ishte zëdhënësja e kryesocialistit Edi Rama. Sipas PD-së kryeministri pretendon të kapë edhe institucionin e AMA-s.

alert.al/

 

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed