Menu

Zjarri në Tomorr/ Presidenti Meta, thirrje qeverisë: Ndërhyni nga ajri, po digjet një pasuri publike!

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për rënien e zjarrit në malin e Tomorrit paraditen e sotme, duke djegur disa hektarë me pisha.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit u bën thirrje autoriteteve vendore dhe qëndrore për marrjen e masave të emergjencës për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave.

Konkretisht, në mënyrë të veçantë i drejtohet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile që të angazhojë forcat operacionale nga ajri, për shkak të terrenit të vështirë për ndërhyrje nga toka.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Jam duke ndjekur me shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në malin e Tomorrit, që po dëmton seriozisht Parkun Kombëtar, një pasuri e jashtëzakonshme publike.

U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave.

Në mënyrë të veçantë nxis Agjensinë Kombëtare te Mbrojtjes Civile, që është vënë në dijeni të situatës, për angazhimin pa vonesë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes për operacione nga ajri, si e vetmja formë efikase operacionale për fikjen e zjarrit në malin e Tomorrit,

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, që prej shumë orësh, sipas raportimeve nga terreni, nuk kanë angazhuar mjetet dhe efektivët për shuarjen e zjarrit masiv, një krim i rëndë mjedisor

Nisur nga ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, Parqeve Kombëtare dhe Zonave të Mbrojtura, si dhe domosdoshmërinë e eliminimit të çdo rreziku për jetën dhe pronën, u bëj thirrje të gjitha strukturave përgjegjëse, të marrin të gjitha masat për të neutralizuar në kohë çdo vatër zjarri, në të gjithë territorin e vendit, që do të dëmtonte seriozisht pasurinë kombëtare dhe atë private.Indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed