Menu

Presidenti i Klubit të Futbollit “Shkëndija”, Lazim Destani mbledh gjeneratën e parë të ekipit tetovar

Buznesmeni dhe filantropi i njohur. Lazim Destani, i cili eshte njeheresh dhe President i Ekipit te Futbollit te Tetovës “Shkëndija”, ka mbledhur gjeneratën e parë të klubit futbollistik te Maqedonise se Veriur, shkruan Zëri.info.

Destani, kompania e të cilit “Ecolog”, menaxhon dhe sponsorizon KF Shkëndija, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka njoftuar, se në këtë takim ishte edhe ish-futbollisti i gjeneratës së parë, shqiptaro-amerikani, Bruno Ceka.

Destani po ashtu ka njoftuar se edhe vendi ku është mbajtur ky takim ka një domethënie shumë të veçantë për KF Shkëndija. Siç thekson Destani, ka qenë pikërisht qebaptorja “Matranç”, ku në vitin 1979 drejtuesit e asaj kohe të KF Shkëndijës kishin mbajtur takime e organizime.

Postimi i plotë i Destanit:

Kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e emrave të nderuar të gjeneratës së parë të KF Shkëndija, të atyre që në vitin e largët 1979 në Tetovë e themeluan këtë klub kuqezi. Ftesën për të marrë pjesë këtu me kënaqësi e pranova nga iniciatori i këtij takimi miqësor, nga miku im Bruno Ceka, i cili në ’79-ën ishte njëri nga futbollistët e Shkëndijës.

Për mbajtjen e këtij takimi jo pa qëllim ishte zgjedhur qebaptorja ‘Matranç’, pikërisht në këtë qebaptore në vitin 1979 drejtuesit e klubit kishin mbajtur takime si dhe ishin organizuar drekat e darkat për futbollistët. Ndërsa për të qenë simbolika krejtësisht e plotë, edhe darka e takimit të mbrëmshëm ishte si ajo e ’79-tës, një ‘dhjetëshe’ (10 qebapë)!

Me këtë rast, shqiptaro-amerikanin dhe veprimtarin Bruno Ceka e falënderoj për ftesën ku kaluam një mbrëmje të bukur së bashku duke i kujtuar plot emocion ngjarjet nga ajo kohë e largët, prej para më se katër dekadash.

.

Related Posts