Menu

“Privatizohet” AKU e Fierit, drejtori “masakron” stafin, krijon bandën e inspektorëve dhe përgatit bashkëjetuesen për shefe finance. Makina e shtetit lëviz pa logo

Të jesh drejtues në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit është luks; vjen pa mbathje e ikën me kostum. Përtej imazhit e perceptimit dhe shpesh herë edhe fakteve se, inspektorët bëhen të pasur, të jesh në krye të Drejtorive Rajonale të AKU nuk është e lehtë. Duhet t’i kesh shërbyer mirë partive, udhëheqësve e mbi të gjitha, të jesh dallaverexhi, hajdut, të dish të abuzosh, të dish të mbledhësh lekë nga bizneset ushqimore e mbi të gjitha, nëse do jetëgjatësi, të dish t’i ndash ato që merr. Por, ka dhe raste përjashtimore, që drejtuesi nuk merr dhe sigurisht nuk e ka jetën e gjatë aty. Ose aq më keq, kur i merr dhe nuk di t’i bëjë “share”.

Për fat të keq, duke e ditur rëndësinë e këtij institucioni, drejtuesit në AKU, drejtori i përgjithshëm e për pasojë edhe drejtorët rajonalë ndërrohen aq shpesh, sa shumica prej tyre nuk mbajnë mend njëri-tjetrin e stffet e tyre jo e jo.

Megjithatë, Drejtori Rajonal i AKU-së Fier, i emëruar në nëntor të vitit 2023 në këtë detyrë, duket se po i shërben më së miri vetes e familjes së tij. Arnold Pashollari, duket i stërvitur nga një detyrë e mëhershme e mbajtur deri në vitin 2021, konkretisht sipas CV-së së tij, Specialist i Masave Shtërnuguese në UK Lushnjë. Problematikat e shfaqura nga ky drejtor nisin me subjektet në Qakun Fier, ku ankesat ndaj tij kanë qenë të shumta. E madje, edhe nga stafet e tij.

Shkeljet nisën kur menjëherë pas emërimit, Pashollari mori në dorëzim makinën e AKU me targa AA 457 VV, të zhveshur nga të gjitha logot e AKU, të cilat më herët ia kishte hequr ish-drejtori Eraldo Xhaja, të cilit dukej se nje makinë shteti, e loguar me prokurim publik e me paratë e taksapaguesve, do t’i prishte punë. E ka të ngjarë, që në këtë këndvështrim mund ta ketë parë situatën edhe Arnold Pashollari, i cili e mori në dorëzim e madje pagoi edhe 12 gjoba të policisë që i kishte makina, të trashëguara nga paraardhësi. Madje, “gojët e liga” thonë se kjo makinë shërben mbrëmjeve edhe për të shpërndarë pica nga piceria në Lushnjë, e cila është në emër të bashkëshortes së tij Herta Kolleshi, (zyrtarisht bashkëjetueses, sepse nuk kanë celebrim), me të cilën ka dhe një fëmijë. Siç tregon dhe ky akt inspektimi i AKU në vitin 2023, në picërinë e tyre, ku përfaqësuesi që ka firmosur, Arnold Pashollari (asokohe nuk ishte drejtor i AKU), janë gjetur shkelje dhe lënë detyra. Ndërkaq, nuk dihet nëse që nga nëntori i vitit 2023 e deri sot, është inskeptuar më.

Por, problematikat vazhdojnë. Prej disa kohësh, në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU është emëruar si specialiste finance bashkëjetuesja e Pashollarit, Znj. Kolleshi, për të cilën nuk ka ndonjë informacion se sa herë në javë paraqitet në Tiranë, duke ditur se jetojnë në Lushnjë e kanë dhe një piceri për të menaxhuar. Megjithatë, e sigurt është që po praktikohet në këtë sektor, për arsye se bashkëshorti i saj, Drejtori i AKU Fier po përpiqet t’a sistemojë në detyrën e Shes së Financës në AKU Fier. Ky pozicion, “de facto” është lirë, pasi përgjegjësja e këtij sektori qëndron me raport. Jo se tashmë ka ndonjë problem të theksuar shëndetësor, përveç gjëndjes së ankthit e stresit, por sepse e di që sapo të kthehet në detyrë, do t’i gjendet “kleçka” për t’a larguar. Dhe, nuk është aspak e vështirë që nga viti 2020, kur AKU-në e nxorrën nga Shërbimi Civil, për t’a përdorur për qoka politike, punësime apo ndarje parashë.

Por, në të vërtet zonja që është vazhdon të jetë me raport, ka pasur një problem shëndetësor. Për shkak të një konflikti me drejtorin e saj, nga presioni i Z.Pashollari, ajo ka pësuar gjëndje të fikti në zyrë dhe ka qenë autoambulanca ajo që e ka dërguar në spital. E pikërisht për këto arsye, Drejtori i AKU Fier po trajnon në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU bashkëjetuesen e tij, që të jetë e e aftë për punë kur t’a emërojë në institucionin që ai drejton.

Për të mos folur më tej për emërime shoqërore, pa ndonjë konkurs apo meritë, por hiq njerëz e emëron njerëz. Një prej rasteve është ish-kolegu dhe miku i tij me të cilin kanë punuar në Lushnjë, Shpendi Pollozhani, të cilin e ka emëruar specialist në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme.

Ndërkohë që biznese të ndryshme ankohen për sjelljen edhe të një grupi inspektorësh të “çetës” së tij. Por, për shkak të frikës së masave ndëshkuese nga AKU, nuk japin detaje, përveç faktit se thonë që drejtori iu flet në emër të Taulant Ballës, si drejtues politik i Qakut Fier e si deputet dhe në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, megjithëse ky i fundit mund të mos ketë asnjë dijëni apo mund të mos i ketë dhënë asnjë porosi.

©Qendra ALERT

Related Posts